Futboll Kategoria Superiore Sport

PAS BARAZIMIT NDAJ KASTRIOTIT/ Trajneri Shehi: Nuk jemi të kënaqur me rezultatin, por të kënaqur me…

Trajneri i Tiranës, Orges Shehi, mendon se në ndeshjen e sotme, skuadrës së tij i mungoi vetëm goli pasi bëri atë që duhej ndaj Kastriotit. Në mikrofonin e “SuperSport” ai tha pas sfidës se ekipi i tij kishte dominuar dhe vetëm finalizimi ishte pengu pas këtij dueli.

“Nuk jemi të kënaqur me rezultatin por të kënaqur me çfarë prodhuam. Duam të shkojmë para portës, rastet duhet t’i finalizojmë, në ndeshje të tilla nuk duhet të shpërdorojmë aq shumë. Por kjo mbetet për t’u korrigjuar.

Nervozizmi i Ngo? Ai është lojtari kryesor dhe sigurisht kundërshtarët e kanë vështirësi ta markojnë, ndaj e provokojnë. Por ai qëndroi i qetë. Kundërshtarët me pak të gjatë, mundohen të përfitojnë, por me atë provokim që kishte mendoj se u tregua i qetë

Sulmuesit bëjnë punën e tyre, mbrojtja të vetën. Ne u shfaqëm para portës, ato raste që kishim, që mendoj se ishin të shumta, duhej t’i finalizonin. Linja e dytë është aty, mbetet për t’u përmirësuar se asnjëherë nuk jemi të kënaqur, ka gjithmonë vend për përmirësim.

Në pjesën e parë nuk paraqitëm raste, deri diku nuk ishim me mendje në fushë, se është gjynah të rrezikosh e të marrësh gol, të krijohet penalltia, edhe 2 3 lojtarë nuk ishin në pozicionet e tyre. U thashë në pushim që nuk jemi në fushë. Sot, përveç rasteve, i dhamë shkak kundërshtarit për të na rrezikuar e për të na bërë golin”, tha Shehi.

Related posts

LEGJIONARËR/ Shumë futbollistë kuqezinjë ndryshuan ekip këtë merkato, ja se cili vijon ende të jetë lojtar i lirë

F.autor

Gjehet akordi, ikona e Bayern Munich nuk largohet nga Bavaria

Sadik.Autor

E BUJSHME/ “Dridhet” Interi, gjiganti europian “piketon” sulmuesin zikaltër si 9-ën e ardhshme në ekip

F.autor

Leave a Comment