Futboll Premier League Sport

Man City i plotëson dëshirën Guardiolës, rinovon kontratën me SULMUESIN “VRASËS”

E ardhmja e Raheem Sterling do të jetë te Manchester City. Ylli i kampionëve të Premier League është shumë pranë rinovimit të kontratës me “qytetarët” deri në vitin 2021, duke e shtyrë edhe me dy vite të tjera kontratën aktuale, e cila skadon në vitin 2020 (natyrisht me një rritje rroge). Lajmin e ka konfirmuar “Sky Sports”, që shprehet se përfaqësuesit e lojtarit dhe Txiki Begiristain, drejtori sportiv i City, kanë zhvilluar takimet e para për të zgjidhur këtë ngërç që ekzistonte prej muajsh.

Ka qenë vetë trajneri Pep Guardiola ai që ka kërkuar me insistim që City duhet të rinovojëme çdo kusht kontratën me Sterling, duke e konsideruar lojtarin si shumë të rëndësishëm për skemat e tij. Pak ditë më parë, trajneri spanjoll pat deklaruar se opinionin e tij në lidhje me Sterling ia ka përcjellë edhe klubit. “Unë dua që ai të qëndrojë dhe këtë gjë ia kam bërë me dije edhe City. Tashmë ata duhet të bisedojnë me agjentin e lojtarit dhe ta mbyllin këtë çështje”, tha Guardiola.

Sterling ka mbërritur të Manchester City në vitin 2015 nga Liverpool, ku dhe nënshkroi një kontratë 5-vjeçare. Që nga ajo kohë, lojtari ka luajtur 144 ndeshje në të gjitha kompeticionet me City, duke realizuar 47 gola. Ai është gjithashtu lojtar i kombëtares britanike të futbollit, ndërkohë që këtë sezon ka realizuar deri më tani 3 gola.

Related posts

Inter do të fitojë 25 milionë euro, sepse Kondogbia po shkelqen tek Valencia

Q.Autor

Vecino: Interi duhet të fitoj ndaj Juventusit

Sadik.Autor

RIKTHEHET TEK FITORJA/ Largimi i Maganit nuk mjafton, Tirana triumfon dhe zhyt në krizë Egnatian

Delo.autor

Leave a Comment