Futboll La Liga Sport

MARRËVESHJA ME RELEVANT/ La Liga: Ndeshja mes Barcelonës dhe Gironës, në Miami

Këtë javë, La Liga bëri të ditur se ndeshja mes Gironas dhe Barcelonës do të jetë ndeshja e parë e cila do të zhvillohet jashtë Spanjës, pas marrëveshjes që ka arritur La Liga me Relevant për të zhvilluar disa nga ndeshjet e ligës spanjolle në SHBA dhe në Kanada.
Ndeshja mes Gironas dhe Barcelonës do të zhvillohet në Miami më 26 ose 27 janar të vitit të ardhshëm. Kjo gjë nuk i ka pëlqyer gazetarit të Guardian, Sid Lowe, i cili ka tentuar t’i sqarojë problemet që sjell ky vendim,

“Kjo gjë nuk më pëlqen fare. Një nga gjërat që po më shqetëson më së shumti janë tifozët. Ata janë të pafuqishëm dhe nuk do dëgjohen nga autoritetet e futbollit në Spanjë. Por, në anën tjetër, shqetësohem edhe për integritetin e kësaj gare”, ka thënë Sid Lowe.

“Presidenti i La Ligës më kritikoi kur thashë se ndeshjes e La Ligës nuk duhet të zhvillohen jashtë Spanjës. Sipas tij, është vetëm një ndeshje nga 380, por edhe nëse është vetëm një ndeshje, ajo të ketë ndikim të madh”.

Pjesëmarrja e tifozëve të Gironas në stadium për sezonin e kaluar ishte përafërsisht rreth 20 mijë persona. Deri në 1,500 personave u janë ofruar biletat e aeroplanit, si dhe akomodim në hotel, nëse dëshirojnë të shkojnë në Miami për ta shikuar ndeshjen.

Ndërsa, për ata që nuk duanë të shkojnë në Miami, ka dy opsione. La Liga ua ka ofruar biletat për ndeshjen kthyese në Camp Nou, ose Girona mund t’ua kthejë 40 për qind të çmimit që kanë paguar fillimisht.

“Imagjinojeni nëse ndeshja e Gironas do të luhet në një stadium në Miami, ku rreth 60 mijë persona do të jenë duke e mbështetur Barcelonën në një fushë të përsosur. Avantazhi i të luajturit në shtëpi largohet”, është shprehur gazetari Sid Lowe.

“Përfundimisht, a është kjo ndeshje e ligës apo jo? Nëse e bëni këtë për një ndeshje të Kupës, atëherë është më ndryshe. Nëse e bëni në ligë, ndikimi është i ndjeshëm. Nëse jo më tepër, atëherë të paktën në aspektin emocional”.

“Zëri i tifozëve në Angli është shumë më i bashkuar dhe shumë më i fuqishëm se në Spanjë. Nëse tifozëve në Angli nuk u pëlqen diçka, mendoj se do të kishte një reagim shumë më të përshtatshëm nga Federata e Futbollit të Anglisë”.

Related posts

“PËR NE ËSHTË…”/ Allegri del përtej parashikimeve: Ky lojtar duhet ta fitojë “Topin e Artë”

bora.autor

Coutinho transferohet tek Barça por ka një ‘peng’: Më vjen keq…

Q.Autor

Pastore: Nuk e di nëse do të qëndroj, varet çfarë do klubi

Sadik.Autor

Leave a Comment