Futboll Sport

JAVA E 14-TË E SUPERIORES/ Dy sfida nën dritën e prozhektorëve, ja oraret…

Kategoria Superiore do të ngrejë siparin e javës e 14-të ditën e premte dhe të shtunë. Supersfida e kësaj ndalese është Kukësi-Vllaznia. Verilindorët dhe shkodranët përballen ditën e premte në orën 18:00, sfidë që do të luhet në “Elbasan Arena”. Kuqeblutë kryesojnë me 9 pikë diferencën nga ndjekësit, ndërsa ekipi i Hallaçit synon të kthehet te fitorja pas 3 humbjeve radhazi. 

Gjithashtu, të premten përballen dhe Teuta me Bylisin, po në orën 18:00. Durrsakët duan të harrojnë humbjen e parë në këtë sezon me Vllazninë dhe ndaj ballshiotëve nuk falen më hapa fals.

Dita e shtunë vazhdon me 3 ndeshje të tjerë, të cilat do të luhen në orën 13:45. Tirana pret në kryeqytet Kastriotin. Bardheblutë nuk i largohen barazimit prej 5 ndeshjesh radhazi, ndërsa e shikojnë Vllazninë kryesuese 12 pikë larg.

Skënderbeu ka një sfidë mjaft të vështirë me Partizanin. Në ballafaqimin e parë të këtij sezoni, korçarët u shpartalluan me rezultatin e thellë 4-0 dhe duhet të sigurojnë pikë për të dalë nga zona e rënies nga Superiorja. Të kuqtë duan të harrojnë barazimin 1-1 me Apoloninë, rezultat që u vulos “in extremis”.

Apolonia-Laçi është sfida tjetër e 14-të të Kategorisë Superiore. Fierakët kanë marrë zemër prej barazimit me Partizanin, ndërsa Laçi po kalon formën më të mirë në këtë sezon.

E premte
Kukësi-Vllaznia (18:00) në “Elbasan Arena”
Teuta-Bylis (18:00)

E shtunë
Tirana-Kastrioti (13:45)
Skënderbeu-Partizani (13:45)
Apolonia-Laçi (13:45)

Related posts

FITORE ME GOLEADË/ Manchester City “shkarkon artilerinë” në “FA Cup”

Delo.autor

Trajneri i Kroacisë befason me deklaratë para finales kundër Francës

Isa.Autor

JANUZAJ DREJT TRANSFERIMIT NË SERIE A/ Menaxheri: Është gati për këtë sfidë

Delo.autor

Leave a Comment