Futboll Premier League Sport

MATIC FLET HAPUR/ Ja kush është FAJTORI për KAOSIN tek Man United

“Djajtë e kuq” iu kthyen fitorëve në Premier Ligë duke fituar 2-0 në Burnley, por mesfushori veteranë mendoj që trajneri i tyre di si ti menaxhojë situatat e nxehta. Menaxheri i Manchester United, Jose Mourinho ja ka hequr barrën emrave të tij të mëdhenj në skuadër me sjelljet e tij kundër kritikëve, ka thënë mesfushori Nemanja Matic.

“Ai e di çfarë është duke bërë, sigurisht”, tha serbi për MUTV. “Është i mirë me ne. Ai është njëri prej menaxherëve më të mirë në botë, ju e dini çfarë ka fituar ai në karrierën e tij dhe kjo i tregon të gjitha”.

“Mendoj se ai është duke i përballur shumë mirë me presionin. Kjo është arsyeja pse është në Manchester United. Nuk shoh ndonjë dallim”.

Pasi United ishte mposhtur kundër Spurs – dy herë radhazi këtë sezon – Mourinho kishte kërkuar respekt nga kritikët e tij dhe i kishte thënë atyre që ta shohin kabinetin e tij të trofeve, mandej kishte cituar edhe Hegelin në një konferencë tjetër për shtyp.

“Ata mund ti fitojnë të gjitha ndeshjet e tyre”, shtoi 30 vjeçari duke ju adresuar rivalëve të tyre në Premier Ligë, sidomos Liverpoolit.

“Mendoj që kjo nuk është e mundshme. Dikush do të lëshoi pikë gjatë rrugës se tyre. Ende është shumë herët për të folur. Ne do të shihemi në mars ku jemi, sepse në mars dihet kush lufton për titull, kush jo, kush për top katër pozitat e para, kështu që tani është shumë herët”.

Related posts

ME LEUCEMI AKUTE/ Mihajloviç: Qava dy ditë, i mbyllur në dhomë dhe…

F.autor

“JAM I LUMTUR PËR GOLAT…”/ Icardi hedh poshtë Interin: Ekipi më i mirë që kam luajtur është PSG-ja

Delo.autor

PO BËHET VIRALE/ E pabesueshme çfarë bën sulmuesi i Bayern, humbet rastin me portën bosh (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment