Futboll Seria A Sport

Mazzoleni kaos total/ Inter-Fiorentina u shkatërrua prej tij

Në futboll ka disa lloj penalltish: penallti, gjysmë penallti dhe penallti që nuk ekziston fare. Për atë që pamë mbrëmë në Inter-Fiorentina, mund të thuhet se penalltia që iu dha Inter-it ishte më pak se gjysmë penallti, për të mos thënë që nuk ekzistonte fare.

Arbitri i ndeshjes ishte Paolo Mazzoleni, një që sapo ka nisur sezonin e fundit në karrierë, sepse do tërhiqet në fund të sezonit. Ky arbitër  kërkoi VAR për prekjen me dorë të Vitor Hugos në hyrje të zonës së Fiorentinës, ndërsa akordoi penallti edhe pse dukej shumë qartë që prekja e topit ishte aq e lehtë dhe pa asnjë ndikim në trajektore apo forcë të krosit, saqë me të drejtë të lind dyshimi se vendimi ka qenë totalisht i gabuar, ndoshta qëllimisht.

Po ky arbitër nuk konsideroi penallti një kontakt Politano-Chiesa në zonën e Interit (kontakt i lehtë, por meqë po japim çdo penallti, pse jo edhe këtë?). Meqë jemi te gabimet, Asamoah pas 1-1 meritonte një karton të kuq për një shkelm nga Chiesa-s, sepse e kishte një karton të verdhë, por edhe në atë rast Mazzoleni, si pa dashje, ndihmoi Interin.

Tre gabime, të gjitha kundër një ekipi, a mund të quhet rastësi? Po VAR, a nuk shërbente pikërisht për të korrigjuar gabime të tilla?

Related posts

Të gjithë të “çmendur” pas mesfushorit të Juventusit, zbulohen lëvizjet e fundit pa nisur ende merkatoja

Sadik.Autor

U BË PISHMAN QË MBYLLI KARRIERËN/ Roben gati të kthehet në fushë dhe të luajë me skuadrën e njohur…

Delo.autor

I SHKROI POR AJO IA LA “SEEN”/ Kush është modelja e njohur e cila injoroi keq Ronaldon (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment