Futboll Ndeshjet Live Sport

Mbyllet pjesa e parë/ Teuta dhe Kamza ndahen në barazim, miqtë “falin” disa herë

Teuta dhe Kamza e kanë mbyllur në barazim pa gola pjesën e parë në takimin e fundit të javës së 3-të të Kategorisë Superiore. Ndeshja që po luhet në stadiumin “Niko Dovana” i ka pasur të kursyera rastet për gol.

Sfida nisi e kujdesshme dhe momenti i parë i rrezikshëm erdhi në minutën e 4 pas një shpërthimi të Krujës në krahun e majtë, i cili e çoi topin brenda zonës te Traore që gjuajti po gardiani Avdyli ishte në pozicion. Kamza u përgjigj me Martinënën, por portieri Hidi ishte më i shpejtë dhe largoi rrezikun.

Teuta qarkulloi topin dhe bezdisi prapavijën e ekipit kamzali, por pa krijuar rrezik serioz. Skuadra durrsake ishte ajo që mori më shumë iniciativa drejt portës rivale, por miqtë ditën se si të mbroheshin. Ata kërcënuan herë pas herë me kundërsulme të shpejta.

Në këto 45 minuta të para, mbrojtjet e të dyja skuadrave nuk bënë gabime dhe lanë pak hapësira për rivalët.

Related posts

FRANCË-BELGJIKË/ Gjysmëfinalja e Botërorit vlen 1.7 miliardë euro

Isa.Autor

SIGUROI NJË BILETË NË CHAMPIONS/ Spalletti jep mesazhin e qartë: Duhet të mësojmë nga Agnelli, i cili…

Delo.autor

U MUNDË NGA MILANI/ Tifozët e ROMËS protestojnë kundër klubit të tyre

Isa.Autor

Leave a Comment