Futboll Kategoria Superiore Sport

FAZA PËRGATITORE E DIMRIT/ Teuta shpalos programin 2020, ja axhenda e ekipit

Teuta do të zhvillojë përgatitjet për nisjen e vitit 2020 në Durrës në datën 3 janar.

TEUTA FESTE

Vetë klubi bregdetar konfirmoi lajmin në faqen e tij zyrtare në Facebook. Sipas axhendës, faza përgatitore do të zgjasë 2 javë teksa trajneri i ri Edi Martino do të ketë mundësinë të njohë më mirë ekipin bashkë me avantazhet dhe disavantazhet.
Teuta e mbylli vitin 2019 në vendin e pestë me 28 pikë, 3 më pak se Kukësi kryesues. Martini arriti të merrte pikë të plota në dy ndeshjet e para me Teutën. Merkatoja e janarit pritet të sjellë ndryshime thelbësore në repartin sulmues.

Dy futbollistët Darko Nikaç dhe Ron Gashi janë dy lojtarët e parë të larguar nga Teuta gjatë këtij sezoni.
Njoftimi i Teutës:

Faza përgatitore në Durrës. Drejtuesit e klubit të Teutës kanë vendosur që të zhvillojnë fazën përgatitore në Durrës. Durrsakët do të grumbullohen më datë 3 janar dhe ekipi do të qëndrojë dy javë të plota në grumbullim, ku trajneri Martini do të punojë me lojtarët që ka në dispozicion dhe ata që do të afrohen nga merkato.

Related posts

E KRYER/ Obamejang largohet nga Barcelona, sulmuesi pranë firmës me skuadrën e… (DETAJET)

F.autor

FUNDJAVA E FUNDIT NË RELAKS PËR RONALDON/ CR7 së bashku me Georginan kthehen nga Madeira, publikojnë FOTO romantike

Delo.autor

ZYRTARE/ “Mbreti Klaudio u kthye”, Ranieri prezantohet në klubin ku u bë i famshëm

F.autor

Leave a Comment