Champions League Futboll Sport

MË I MIRI NË BOTË/ Pushtimi i MESITnë Champions: Ja info-grafiku i 103 golave të tij

Leo Messi dëshiron të pushtojë Europën në bazë të golave. Me tre golat e tij të së martës ndaj PSV, ai është bërë lojtari me më shumë “hat-tricks” në historinë e Ligës së Kampionëve. Nga dje, Messi tashmë ka 103 gola në këtë garë.

Shifrat rekord, që janë konsoliduar edhe kundër “viktimës” së tij të fundit: PSV. Në listën e argjentinasit janë 30 skuadra të ndryshme në Europë, që iu ka shënuar tashmë karrierën e tij si lojtar i Barçës, në Champions. Messi, për të cilin ishte hera e parë që i shënonte skuadrës holandeze (PSV), e hapi “perden” e Champions-it të këtij edicioni me një super gol nga goditja e lirë. Pastaj realizoi edhe dy gola të tjerë.

Janë mbushur 13 vite që nga debutimi i Messit në Ligën e Kampionëve. Goli i parë i Leo Messit në Europë ishte kundër Panathinaikosit, më 2 nëntor 2005, në “Camp Nou”. Argjentinasi shënoi golin e tretë të Barcelonës në një ndeshje që përfundoi me rezultatin 6-0 dhe me “hat-tricks” të Samuel Eto’o dhe dopietë të Van Bommel.

Anglia në qendër të vëmendjes
Që atëherë, Messi nuk e ka ndërprerë shënimin e golave. Ai ka tashmë 30 “viktima” në Champions. Mes ekipeve të preferuara të yllit argjentinas janë klubet angleze. Arsenali është më e godituri nga Leo Messi, sepse ky i fundit ka shënuar 9 gola në 4 ndeshje të luajtura kundër “Topçinjve”. Celtic dhe Milan vuajnë gjithashtu çdo herë që luajnë kundër superstarit të Barcelonës. Të dyja këto skuadra kanë pësuar nga Leo nga 8 gola secila.

Në gjueti për Cristiano Ronaldo
Në sezonin 2014-2015, Messi mundi rekordin e Raul González (71 gola dhe golashënuesi i tretë në Ligën e Kampionëve), duke arritur 77 gola. Tani ai ka 103 gola dhe dëshiron të vazhdojë t’i thyejë të gjitha rekordet. Qëllimi i kapitenit të Barcelonës është arritja e 120 golave, ​​që ka aktualisht Cristiano Ronaldo. Portugezi luan sot kundër Valencias, ndeshjen e parë të Ligës së Kampionëve me Juventusin.

A do të jetë Tottenham, “viktima” e tij e ardhshme?
Tottenham i Mauricio Pochettino mund të jetë “viktima” e 31-të e Messit, i cili synon të vazhdojë zgjerimin e trashëgimisë së tij në Ligën e Kampionëve. Barcelona do të përballet në ndeshjen e dytë të grupit me skuadrën angleze, më 3 tetor.

Related posts

NGA ANËT E ERRËTA TEK RRALIZMI I ËNDËRRS/ Mesfushori Depay tregon për transferimin tek Barcelona

Delo.autor

FORMULA 1/ U rendit i gjashti, por Ferrari do të arkëtojë më shumë se kampionët e Mercedes

Delo.autor

E PABESUESHME/ Xhudistja SERBE respekton himnin dhe flamurin e KOSOVËS (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment