Champions League Futboll Sport

SUPERSFIDA ME REALIN/ Tifozët e ROMËS “pushtojnë” stadiumin “Bernabeu”

Sonte në mbrëmje luhet nata e dytë e Champions League. Një prej ndeshjeve më interesante do të jetë ajo mes Real Madridit dhe Romës në “Santiago Bernabeu”. Sikurse raporton “La Gezzetta dello Sport” italianët do kenë 1200 tifozë në impiantin madrilen.

Kujtojmë që në sezonin e fundit Roma arriti deri në fazën gjysmëfinale të këtij kompeticioni, duke eleminuar në çerekfinale Barcelonën me një fitore të bujshme në shtëpi 3-0, ku në takimin e parë në “Camp Nou” u mundën 4-1.

Me shumë interes pritet edhe ndeshja e sotme, ku padyshim do shijojmë 90 minuta spektakël, aq më shumë kur përballë është skuadra që në vitet e fundit e ka dominuar këtë ligë.

Related posts

PRITET TË FTOHET NGA SYLVINHO/ Seferi “pushton” Turqinë

F.autor

Marco Verratti në radarin e Juventusit!

Sadik.Autor

FITORJA NDAJ KOMBËTARES PËR “QATAR 2022″/ Trajneri Souza: Shqipëria ishte një rival shumë i fortë

Delo.autor

Leave a Comment