Futboll Seria A Sport

SPALLETTI “VË BAST”/ Ndeshja ndaj Tottenhamit do të jetë pikë kthese për INTERIN

Trajneri i Interit, Luciano Spalletti, e sheh ndeshjen ndaj Tottenhamit të martën në Ligën e Kampionëve, si pikë kthese për skuadrën e tij. “Është njëra prej atyre ndeshjeve që nuk do ta ndërroje për asgjë”, tha Spalletti për ndeshjen e të martës mbrëma në garën evropiane.

Zikaltrit e kanë fituar vetëm një nga katër ndeshjet hapëse në Serie A, ndërsa nesër mbrëma rikthehen në Ligën e Kampionëve pas gjashtë sezoneve.

“Këto ndeshje janë shumë të vlefshme në aspektin e entuziazmit dhe bindjes”, tha Spalletti. “Mendoj se, duke pasur parasysh periudhën nëpër të cilën po kalojmë, kjo është ndeshja që na nevojitet. Është njëra prej atyre ndeshjeve që s’do ta ndërroje për asgjë”, shtoi ai.

Related posts

THUAJSE NJË SKUADËR NGA E PARA/ Ja sesi mund të rreshtohet Kukësi gjatë sezonit të ri…

Delo.autor

LIVE/ Tirana-Skënderbeu: Bie tempi i lojës, skuadrat prodhojnë pak në pjesën e dytë (VIDEO)

Isa.Autor

E VEÇANTË/ REKORDMEN dhe i talentuar, 16-vjeçari shqiptar ëndërron të bëhet kampion OLIMPIK

Isa.Autor

Leave a Comment