Futboll Kombëtarja Sport

Migjen Basha e thotë hapur: Duhet të reagojmë, t’i harrojmë disfatat në miqësore

Mesditën e sotme, nga rezidenca kuqezi në Durrës kanë dalë në konferencë për shtyp dy futbollistë kuqezinj: Migjen Basha dhe Sindrit Guri. Thënë ndryshe, eksperienca dhe “gjaku i ri”, si për të thënë se duhet një emërues i përbashkët mes të dyjave për të evituar paraqitje si në miqësoret e fundit.

Duke nisur nga sfidat e radhës, ato zyrtare ((ndeshja me Izraelin në “Elbasan Arena”, më 7 shtator, dhe tjetra në fushën e Skocisë, më 10 shtator), për Ligën e Kombeve. Shqiptari i transferuar kësaj vere tek Aris i Selanikut ka nënvizuar në fjalën e tij: “U bë gati një vit që mungoj këtu, për disa arsye. Pata një dëmtim fillimisht, pastaj trajneri mendoi t’u jepte shansin lojtarëve të rinj. Jam shumë i lumtur që jam sërish pjesë e kombëtares dhe ndihem si herën e parë.

Nuk duhet me u ndal aq shumë te miqësoret e kaluara, ku jemi mundur, por të reagojmë menjëherë pas një disfate, sikurse bëmë pas humbjes me Luksemburgun. Në ndeshjet e fundit nuk ishte kombëtarja që jemi mësuar të shohim, ndaj duhet të reagojmë. Secili duhet të marrë përgjegjësitë e veta, sepse kemi pësuar dy disfata në miqësore.

Ka pasur lojtarë të rinj, trajneri ka eksperimentuar, ndaj nuk ka qenë kombëtarja e plotë. Jo vetëm eksperienca ime, por e të gjithëve vlen në kombëtare. Eshtë normale që do të ndryshojë kombëtarja. Në Europian ishim një gjeneratë, që po vjetërohet. Avash-avash duhet rinovim. Por, ndonjëherë nevojitet edhe eksperienca. T’i ndihmojmë lojtarët e rinj të përshtaten me ekipin. Një ditë do të vijë momenti që ta lëmë kombëtaren, sepse vitet kalojnë dhe kjo është diçka e natyrshme.

Shumë lojtarë i kemi pa ekipe, por këtë problem e kemi hasur përherë. Me rëndësi është që lojtarët të stërviten mirë dhe të jenë të gatshëm e të japin maksimumin për kombëtaren. Për ta marrë një rezultat të mirë kundër Izraelit, duhet të kemi edhe fat, edhe eksperiencë. Izraeli është një kundërshtar i fortë. Eliminatoret e kaluara, ndaj tij, në ndeshjen e parë kemi humbur në shtëpi, pastaj reaguam bukur në kthim.

Kalimi im tek Aris në Greqi ishte në funksion të ruajtjes së pozicionit në kombëtare, sa më shumë të jetë e mundur dhe sa të më lejojnë vitet. Duhet të jemi të qetë, pavarësisht situatës nga e cila vijmë. Disfata në ndeshjet e fundit duhet harruar, sepse tani nisim një cikël eliminatoresh zyrtare. Mavraj tek Aris? Shanse ka, por palët janë në kërkim të akordit financiar”.

Related posts

SFIDA NDAJ LIMASOLIT PËR CONFERENCE LEAGUE/ Sulmuesi është mungesa e vetme e shkodranëve, ja formacioni i mundshëm…

Delo.autor

Nis xhiroja e fundit e fazës së grupeve: mundësitë, llogaritë, të kualifikuarit…

Isa.Autor

Mourinho i vendosur ta mposhtë Guardiolan për yllin e Real Madridit (FOTO)

Q.Autor

Leave a Comment