Futboll Seria A Sport

Nga goli i Kualjarelës tek ai i RONALDOS dhe Del Pieros, ja PERLAT me thembër (VIDEO)

Nëse nuk e provon nuk e realizon. Sigurisht që golat që mund të keni parë janë nga më të ndryshimit dhe më spektakolarët, por ata që realizohen me thembër, ose “pa parë fare” janë vërtetë magjik. Nuk kanë qenë të pakët ata që kanë shënuar gola të tillë, por ne do ua sjellim me radhë 10 kryeveprat që kanë pasur një ekzekutim perfekt.

10.. Sigurisht që goli i Kualjarelës ndaj Napolit ishte vërtetë për t’u parë dhe për t’u riparo disa herë. Një gol që mund të jetë kandidat për më të bukurit në Seria A, por mos të nxitohemi jemi vetëm në javën e tretë.

9.. Debutimi i ëndrrave për Stefan El Sharauin me fanellën e Romës. Arriti në kryeqytet më 26 janar 2016 nga Monako dhe vetëm pas katër ditësh ishte në fushë kundër Frosinone. Magjik goli i tij që në debutim, duke fituar zemrat e tifozëve të skuadrës së tij.

8.. Del Piero ka shënuar një nga golat që do të kujtohet përjetë nga tifozët e Juventusit në 17 nëntorin e vitit 2002, pikërisht në një derbi. Ndeshja përfundoi 4-0, por goli do të mbahem mend më shumë sesa rezultati, pasi prekja e kapitenit pas harkimit te Nedved ishte vërtetë fantastike, aq më tepër që ndodhi ndaj Torinos.

7.. Amantino Mançini ka ndëshkuar me një gol të mrekullueshëm Lionin në Champions League, por do të mbahet mend ai i realizuar në derbin me Lacion, kur vishte fanellën e Romës.  Shijojeni vetë më mirë.

6 – Roberto Mançini po ashtu ka bërë një gol fantastik në vitin 1999 kur Parma luante me Lacion. Ndoshta një nga golat më të bukur në histori.

5.. Zhermi Menez ka shënuar një gol jo shumë larg nga tani, vetëm pak vite më parë dhe ata që janë të vegjël në moshë e kanë shijuar. Ikje spektakolare, porta e boshatisur dhe zgjedhja për të bërë më të vështirën. Në fund ia vlejti!

4.. Minuta e 90-të, derbi me Milanin dhe një gol i jashtëzakonshëm nga Rodrigo Palasio. Nuk ka shumë fjalë, pasi në derbi edhe një gol i thjeshtë është i bukur, e jo më një që nuk e mendon askush.

3… Në sezonin 1998-1999 Hernan Krespo jo vetëm që i shënoi 3 gola Juventusit, por u kujdes që të linte shenjë me një realizim mjeshtëror.  Parma fitoi 4-2, goli për t’u shijuar i gjithi është më poshtë.

2.. Nuk kishte si të mos e kishte shënuar një gol me thembër dhe Kristiano Ronaldo. Portugezi e ka shijuar një gol të tillë në kohën kur luante me Realin, në vitin 2014!

1..Janar i viti 2002 dhe tifozët e Çelsit të çmenden nga goli i Zolës, i cili në Kupën FA ndëshkon Noruiçin. Pas harkimit nga këndi vjen dhe goli spektakolare.

 

Related posts

SFIDA E KTHIMIT ME BARCELONËN/ Klopp rrëfen: Ja çfarë do t’i thosha Messit pas super golit

Delo.autor

Belgjika kushton 434 milionë euro, “yjet” e saj ndezin merkaton

Isa.Autor

LIGA E KOMBEVE/ Rikthehet shtetrrethimi: Elbasan Arena gjithnjë e më i shkretuar

Isa.Autor

Leave a Comment