Futboll Seria A Sport

MILANI rikthehet te fitorja me SPEKTAKËL, merr frymë trajneri Gattuso

Milan ka fituar 4-1 ndaj Sassuolo, duke u rikthyer te suksesi, pas tre barazimesh radhazi. Fitorja kundër Sassuolo nuk ishte aspak e lehtë për kuqezinjtë, duke parë edhe momentin që po kalonin dhe nisur nga fakti se nuk kishin në fushë asnjë nga qendërsulmuesit Higuain e Cutrone, ky i fundit luajti vetëm 15 minuta.

Golin e parë për miqtë e shënoi Franck Kessie, pas një aksioni personal, pesë minuta para fundit të pjesës së parë. Ndërkohë, në minutën e pestë të pjesës së dytë, me një goditje të bukur nga jashtë zone, spanjolli Suso i çoi shifrat në 0-2 për Milan.

Suso, në ndeshjen e tij numër 100 në Serie A, u kthye te goli pas 1728 minutash “agjërim”. Kur u mbush një orë lojë, një tjetër spanjoll, Samu Castillejo, realizoi golin e tretë për miqtë. Për 23-vjeçarin, që luajti si qendërsulmues, ky ishte goli i parë në Serie A.

Sassuolo u përpoq të futej në lojë me golin e serbit Filip Djuricic, i cili kishte vetëm dhjetë minuta në fushën e lojës, por vetëm kaq, sepse ekipi që kishte qene surpriza e këtij fillim kampionati në Itali, nuk mundi të prishë festën e Milan.

Skuadra e Gattuso, që ka luajtur një ndeshje më pak se të tjerat, është në vendin e dhjetë me nëntë pikë. Sassuolo, që ka tre pikë më shumë renditet e pesta.

Suksesi ndaj Sassuolo shërben si frymëmarrje edhe për trajnerin e kuqezinjve Gennaro Gattuso pasi po shfaqej gjithmonë e më shumë “fantazma” e Antonio Conte si pasardhësi i tij.

Në javën e ardhshme, Milan do të ndeshet me Chievo në “San Siro”. Kurioz është fakti se Milan nuk shënonte tre gola nga jashtë zone, pikërisht që nga tetori i vitit 2016 kundër Chievo.

Related posts

Alegri në ankth për legjionarët, 14 futbollistë në kombëtare

Q.Autor

NJË HAP LARG KALIMIT NË “CAMP NOU”/ Ja kur do të zyrtarizohet Griezmann tek Barcelona

Delo.autor

CONFERENCE LEAGUE/ Kush janë gjyqtarët shqiptarë që do të vendosin drejtësi në “Fisht Stadium”

Delo.autor

Leave a Comment