Futboll Seria A Sport

SKANDALI SEKSUAL/ U akuzua për PËRDHUNIM, vjen reagimi i ASHPËR i RONALDOS

Futbollisti jashtë serie, Cristiano Ronaldo ka përgënjeshtruar me përbuzje akuzat kundër tij për përdhunim, duke i konsideruar ato “fake news”, apo “lajm i rremë”. Përmes një video në “Instagram”, ish-futbollisti i Manchester United ka folur vetëm pak orë pasi një modele amerikane ka depozituar në gjykatë dokumentet, përmes të cilave akuzon portugezin se e ka sulmuar në mënyrë të dhunshme në një dhomë hoteli në Las Vegas në vitin 2009.

Duke parë kameran në sy, ylli i përfaqësueses së Portugalisë ka përgënjeshtruar akuzat e shpërthyera ndaj tij, duke thënë: “Jo, jo, jo, jo, jo. Ajo që thanë sot? Gënjeshtra, lajm i rremë. Duan të promovojnë veten e tyre përmes emrit tim. Është normale. Duan të bëhen të famshëm duke thënë emrin tim, por është pjesë e punës. Unë jam një njeri i lumtur dhe gjithçka është mirë”.

Kathryn Mayorga, një mësuese 34-vjeçare që në kohën e ngjarjes së pretenduar aspironte të bëhej modele, ka deklaruar se Ronaldo e ka përdhunuar atë në një banjo të “Palms Hotel and Casino” në Las Vegas në orët e para të datës 13 qershor 2009. Çifti ishte takuar në klubin e natës “Rain” në Palms, aty ku Ronaldo po qëndronte për pushime. Fotot shfaqin Ronaldon dhe zonjën Mayorga bashkë në klub. Në një moment intim, ai i kap dorën teksa i pëshpërit diçka në vesh. Referuar dokumenteve të depozituara në gjykatë, Ronaldo ka ftuar Mayorgan dhe një mik në dhomën e tij speciale, me pretekstin për të shijuar pamjen e Las Vegas. Zonja Mayorga pretendon se ka refuzuar të futet në vaskën e tij, sepse nuk dëshironte të prishte fustanin, ndaj Ronaldo më pas i ofroi pantallona të shkurtra dhe një bluzë, duke e drejtuar për në banjo, ku mund të zhvishej.

Dokumentet e kallëzimit, cilësojnë se teksa ajo po zhvishej, Ronaldo u fut në banjë, u zhvesh dhe i kërkoi asaj të performojë një akt seksual. Dokumentet vijojnë: “Kallëzuesja, zonja Mayorga refuzoi dhe deklaron se dëshironte të largohej nga dhoma e hotelit. Teksa dilte nga banjë, Ronaldo e ka shtyrë kallëzuesen te dhoma e gjumit dhe e ka shtrirë në krevat, në tentativën për të realizuar një ndërveprim seksual. Kallëzuesja refuzoi dhe u mbulua në tentativë për të parandaluar penetrimin seksual”.

Related posts

Pjesa e parë/ Partizani ”show”, Luftëtari shfaqet në mënyrë skandaloze

Sadik.Autor

MESSI FUT BARCELONËN NË KAOS/ Iniciohet mocion mosbesimi ndaj Bartomeu

Delo.autor

“MANAJ SI NË ËNDËRR”/ Kryqëzon gishtat për debutimin. Ja si mund të luaj Barça me shqiptarin titullar

Delo.autor

Leave a Comment