Futboll Premier League Sport

VIKTIMAT NË GREQI/ Ja gjesti mallëngjyes i ylli të Arsenal për ngjarjen në Athinë

Mbrojtësi i Arsenal Sokratis Papastathopolous do të dhurojë të gjitha fitimet e biznesit familjar për të prekurit nga zjarret e tmerrshme të Athinës.

Tetëdhjetë njerëz thuhet të kenë humbur jetën ndërsa 187 të tjerë janë lënduar gjatë zjarreve të mëdha të pyjeve që rrethojnë Athinën gjatë vapës së kësaj jave.

Sokratis, i cili i është bashkuar Arsenal nga Borussia Dortmund këtë verë, ka një restorant dhe një bar në qytetin e Kalamatas, në regjionin e Messinias së Greqisë bashkë me familjen e tij.

Ata kanë lajmëruar se çdo qindarkë e fituar gjatë kësaj jave do të dhurohet për njerëzit që janë prekur seriozisht nga tragjedia.

“Platea shpreh ngushëllimet më të sinqerta për të prekurit e tragjedisë që ka tronditur vendin,” shkruhej në një deklarate zyrtare.

“Pronari ka vendosur që të gjitha fitimet e kësaj jave të shkojnë për njerëzit e prekur nga zjarret.”

Related posts

SPANJA NË ALARM/ Superfida River Plate kundër Boca Juniors në “Santiago Bernabeu”

Isa.Autor

SKADON LICENCA/ Milan dhe Inter ndryshojnë emër, ja arsyeja

Delo.autor

“NUK JENI TË MIRËPRITUR KËTU”/ Tifozët e PSG-së sulmojnë rëndë ultrasit e Marsejës

Delo.autor

Leave a Comment