Futboll Seria A Sport

GATUSSO MERR LAJMIN E MIRË/ Ja dy lojtarët që rikthehen për sfidën e radhës ndaj Parmas

Milan duhet të ketë gati Alessio Romagnoli dhe Gianluigi Donnarumma për ndeshjen e radhës në Serie A ndaj Parma-s.

Romagnoli pësoi një dëmtim në fitoren 1-0 të Milan ndaj Lazio-s të dielën, por SportMediaset raporton se mbrojtësi do të jetë gati për ndeshjen e fundjavës.

Përveç kapitenit të kuqezinjve, edhe portieri Donnarumma pritet të rikthehet pas dy javëve të kaluara në infermieri për shkak të një problemi në kofshë.

Davide Calabria do të përfshihet për sfidën e së shtunës pasi kaloi problemin në gju, ndërsa Lucas Paqueta do të jetë gati për ndeshjen e 28 prillit ndaj Torinos.

Related posts

FINALJA LIGËS SË KAMPIONËVE/ Mbappe: Ja kush do jenë skuadrat rivale

Isa.Autor

Po bën “namin” në Europë/ Tek Barcelona “qajnë” për gabimet e së shkuarës

Isa.Autor

U largua nga Napoli, Sarri tregon arsyen: Kisha probleme me presidentin

Isa.Autor

Leave a Comment