Futboll Shqipëri Sport

KONFIRMIMI NË SOUTHMPTON/ Broja gati për Shqipërinë, luan në Wembley

Lajmi i madh, që të gjithë e prisnin erdhi nga Southampton: Armando Broja është gati për dy sfidat e fundit të Kombëtares, ndaj Anglisë dhe Andorrës.

Konfirmimin e dha klubi anglez nëpërmjet një deklarate për shtyp, ku saktësoi se sulmuesi do të luajë në Wembley këtë të premte, përballë Tre Luanëve.

Broja kishte pësuar një lëndim në kavilje dhe stafi mjekësor i Southampton vendosi ta mbante nën vëzhgim për ta kuruar. Me shpresën se mrekullia do të realizohej, edhe stafi kuqezi e pranoi këtë zgjidhje, për më tepër që i kurseu futbollistit udhëtimet, kohë e cila u shfrytëzua për rehabilitimin e tij të plotë.

Rikuperimi i talentit 20-vjeçar u bë i mundur dhe ai do të jetë në dispozicion të trajnerit Edy Reja, përse jo, për ta nisur si titullar në ndeshjen ndaj Anglisë. Ky zhvillim pozitiv bëri që sulmuesi Ernest Muçi, i afruar si alternativë në Kombëtaren A, të kthehet te Shpresat për ndeshjet vendimtare në transfertë me Slloveninë dhe Kosovën.

Përpos lajmeve të mira për Brojën, pozitive duket edhe ecuria e Thomas Strakoshës. Portieri u paraqit në grumbullim me dhimbje në gju, por po vijon të stërvitet normalisht me grupin dhe pritet të jetë gati.

Related posts

FITOI TITULLIN LIVERPOOL/ Mbrojtësi Lovren pranë firmës me skuadrën e njohur

Delo.autor

Neymar nuk e fal Barçën, pretendon 30 milionë euro

Q.Autor

SKEDINA E DITES/ Parashikimi i ndeshjeve të Championsit, luajini këto kombinime

Q.Autor

Leave a Comment