Futboll Premier League Sport

MORATA E PRANON/ E mendova kthimin në SERIE A, doja të luaja me skuadrën e…

Ish-sulmuesi i Juventusit, Alvaro Morata, ka pranuar se kishte menduar të kthehej në Itali gjatë verës, pas sezonit të parë zhgënjyes te Chelsea. Sulmuesi u transferua në Ligën Premier në verën e kaluar, mirëpo shënoi vetëm 11 gola gjatë gjithë sezonit.

Gjatë afatit kalimtar veror, ai ishte lidhur edhe me Juven edhe me Milani, ndërsa tash ka pranuar se e kishte menduar kthimin. “Sezoni i kaluar nuk ishte i lumtur, gjithçka ishte një katastrofë – dilja në fushë dhe nuk e dija se ku ndodhesha”.

“Në verë mendova që të luaja sërish në Spanjë ose të kthehesha në Itali”, citon Marca fjalët e Moratas. 25-vjeçari u transferua te Juventusi në vitin 2014 nga Real Madridi dhe luajti në Serie A për dy sezone. Edhe pse Bianconerët deshën ta mbanin, Los Blancos e shfrytëzuan opsionin e riblerjes dhe pastaj pas një sezoni e shitën te Chelsea.

Related posts

BEFASON DYBALA/ Rrëfen bisedën me Mourinhon pas gjestit në Torino dhe… 

Isa.Autor

Monaco nuk heq dorë nga Kean, por Juventusi kërkon shumë

Isa.Autor

Statistika të frikshme, Aubameyang lë prapa të gjithë lojtarët e Arsenalit

Q.Autor

Leave a Comment