Futboll La Liga Sport

SUAREZ I LËSHON DORËN POGBAS/ E mirëpresim, ai është lojtar që dëshiron të fitojë trofe

Sulmuesi uruguaian i Barcelonës, Luis Suarez, është bërë lojtari i dytë i klubit katalonas që brenda kësaj jave e kanë inkurajuar mesfushorin e Manchester Unitedit, Paul Pogba, t’i bashkohet skuadrës së tyre. Vetëm disa ditë pasi Gerard Pique kishte thënë se ai do të ishte shumë i lumtur nëse francezi do të transferoj në Barcelona, tani edhe Suarezi i ka përsëritur fjalët e bashkëlojtarit të tij, duke thënë se Pogba do të mirëpritej nga skuadra.

Gjatë këtij afati kalimtar është raportuar se Pogba dëshiron të largohet nga “Djajtë e kuq” dhe t’iu bashkohet katalonasve. Ai ishte takuar në Los Angeles me drejtorin teknik të Barcelonës, Eric Abidal, e më vonë edhe agjenti i tij, Mino Raiola, kishte filluar negociatat me klubin.

Megjithatë, drejtuesit e klubit anglez nuk janë të interesuar ta shesin francezin pasi që e konsiderojnë atë si një ndër lojtarët më të mirë të klubit. Pogba ishte transferuar në vitin 2016 nga Juventusi për rreth 100 milionë euro, dhe për shkak të kësaj shume që Unitedi kishin paguar për të, ata nuk janë të gatshëm ta lënë atë të largohet.

Por, Suarezi beson se talenti i Pogbas do të ishte më i vlerësuar me Barcelonën, ku do të konkurronte për më shumë tituj ne futboll. “Pogba është një lojtar elitar, i cili ka fituar gjithçka. Ai është shumë i talentuar dhe është një ndër më të mirët në United”, ka thënë Suarez.

“Mendoj se ai do të dëshironte të konkurronte për më shumë trofe se sa tani. Ai nuk është një lojtar që i përket skuadrës së Barcelonës, por ai është i mirëpritur këtu”.

Marrëdhënia e Pogbas me trajnerin Jose Mourinho nuk ka qenë shumë e mirë gjatë 12 muajve të fundit, mirëpo ajo është përkeqësuar edhe më shumë pas interesimit që shfaqi Barcelona për të. Madje, në një intervistë pas ndeshjes kundër Leicesterit, Pogba kishte thënë se nëse do të thoshte atë që mendonte, atëherë do të gjobitej.

Megjithatë, 25-vjeçari ka qenë në ekipin e parë të Manchester Unitedit për të katër ndeshjet e sezonit të ri të Premierligës deri më tani, prej të cilave dy i kanë fituar dhe dy i kanë humbur. Në dy ndeshjet e para, Pogba e kishte mbajtur shiritin e kapitenit, për shkak se Antonio Valencia kishte qenë i lënduar.

Related posts

ZBULOHET PROJEKTI I BUJSHËM/ Tirana me stadium të ri që do të kushtojë 40 milionë euro (FOTOT)

Delo.autor

Pogba i kërkon Mourinho-s të ndryshojë pozicionin e tij në fushë

Q.Autor

“PO PLAKET”/ Lorik CANA PROVOKON KEQ bashkëshorten për ditëlindje (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment