Futboll Premier League Sport

Mourinho gjen zgjidhje për mbrojtjen, gati ribashkimi me ish kapitenin e Chelseat

Mbrojtja duket “thembra e Akilit” për Manchester United, drejtuesit e të cilit, ndonëse trajneri Mourinho e kërkoi me vijimësi, refuzuan të sjellin një futbollist me peshë gjatë merkatos verore.

Gjithsesi, tashmë që janë luajtur 4 ndeshjet e para të kampionatit dhe “Djajtë e kuq” kanë marrë dy fitore dhe dy humbje, situata në “Old Trafford” nuk është aspak e qetë, ndërsa mbrojtja ka përfunduar shpesh nën akuzë.

Por edhe pse merkatoja është mbyllur tashmë, ka mbetur e hapur edhe një dritare përforcimi, ajo e nënshkrimit të kontratës me lojtarë të lirë, që nuk arritën të gjejnë skuadër gjatë verës. Pasi ka studiuar mirë këtë treg, jose Mourinho duket se e ka gjetur emrin e lojtarit që do të afrojë te Manchetser United, për të shtuar eksperiencën në repartin e mbrojtjes dhe për të rikthyer soliditetin.

Bëhet fjalë për ish mbrojtësin dhe kapitenin e Chelseat, John Terry, i cili është tashmë në moshën 37-vjeçare dhe pas largimit nga Aston Villa, nuk ka mundur të gjejë një skuadër për të vijuar karrierën.

Mbrojtësi anglez është një legjendë e bluve të Londrës, me të cilët ka luajtur që nga viti 1995 deri në 2017-ën, ndërsa në dy periudha ka bashkëpunuar edhe me Mourinhon si trajner, duke gëzuar besimin e plotë të portugezit.

Mosha nuk premton shumë për realizimin e kësaj marrëveshjeje, por Mourinho duket i bindur se Terry do të jetë një trajner mes mbrojtësve që ka në organikë dhe do t’i ndihmojë ata të kuptojnë më mirë se çfarë duhet të bëjnë në fushën e lojës.

Për më tepër, me një sezon të ngjeshur dhe luftë në disa frone, prania e Territ në stol do t’i krijonte një ndjenjë qetësie Jose Mourinhos, që mund të ribashkohet për herë të tretë me ish kapitenin e Chelseat.

Related posts

HARROJENI MODRICIN NË ITALI/ JUVE dhe INTERI në garë për SUPER lojtarin e BARÇËS

Isa.Autor

REAL MADRID-EIBAR/ “Los Blancos” barazojnë shifrat, shënon Benzema

Delo.autor

KJO NUK PRITEJ/ Rikthim i bujshëm tek Juve, SUPER lojtari “kopjon” BONUCCIN

Isa.Autor

Leave a Comment