Futboll Kupa e Shqipërisë Sport

NIS KUPA E SHQIPËRISË/ Partizani dhe Kukësi do mësojnë kundërshtarët

Nis zyrtarisht sot Kupa e Shqipërisë. Pasi FSHF-ja përcaktoi skemën, edicioni 2019-2020 do të nisë me dy ndeshje.

Turi paraeliminator do të vendosë përballë njëra-tjetrës Vorën me Luzin 2008 dhe Tomorin me Shkumbinin.

E para do të luhet në Yrshek, ndërsa e dyta në stadiumin e Beratit.

Takimet janë me sistem eliminimi, pra brenda një ndeshjeje do të jepet edhe verdikti.

Çifti fitues i Vorës dhe Luzit do të ndeshet me Partizanin në rast se kualifikohet në turin e parë, ndërsa Tomori ose Shkumbini do të masin forcat me Kukësin në të njëjtin raund.

Related posts

“SHQIPTAR LIND, NUK BËHESH”/ Rrëfimi i babait të Nedim Bajramit: Gjyshi e ndoqi kudo, jemi edukuar me…

Delo.autor

EURO 2021/ Maqedonia i shuan ëndrrën Kosovës, “dardanët” shpërthejnë në lot

Delo.autor

ZYRTARE/ Ndryshime drastike në Serinë A, zbuloni kur mbyllet përfundimisht merkatoja

Sadik.Autor

Leave a Comment