Futboll Sport

Muller: Ai është lojtar i jashtëzakonshëm, Gjermania t’i marrë më të mirën

Sulmuesi i Bayern Munich, Thomas Muller, beson se Gjermania mund të përfitojë më së miri nga Leroy Sane, i cili, sipas tij, është një lojtar i jashtëzakonshëm. 22-vjeçari ka luftuar për të luajtur titullar te Manchester City deri më tani, këtë sezon, me trajnerin Pep Guardiola, që thuhet se nuk është i kënaqur me qëndrimin e lojtarit.

Përveç kësaj, ai u anashkalua çuditërisht nga kombëtarja e Gjermanisë për Kupën e Botës së kësaj vere në Rusi, por u ftua nga trajneri Low për ndeshjet e shtatorit. Sidoqoftë, Sanes iu desh të tërhiqej nga ndeshja miqësore kundër Perusë.

Ai mund të ketë marrë komente të përziera në këtë periudhë, por përkrahet nga bashkëlojtarët e tij ndërkombëtarë. Fjala vjen, Toni Kroos e ka quajtur atë “lojtar të klasit botëror”. Edhe Thomas Muller ka ofruar mbështetjen e tij për 22-vjeçarin.

“Ai është një lojtar i jashtëzakonshëm, me llojin e aftësive që vetëm disa mund t’i kenë, – tha veterani i Bayern Munich për “Sport1”. – Personalisht mendoj se tani është mjaft i pjekur. Ne kemi për ta ndihmuar të shfaqet maksimalisht në ekipin kombëtar. Në fakt, të gjithë duhet ta bëjnë këtë, jo vetëm Leroy”.

Duke iu rikthyer klubit të tij, Muller u zotua të përdorë zhgënjimin e eliminimit të hershëm nga Kupa e Botës në verë si “lëndë djegëse” për Bayernin, që të shtyjë drejt titullit të Ligës së Kampionëve: “Botërori dhe humbja e pafat kundër Real Madridit (në garën e sezonit të kaluar) na japin shtysa dhe energji shtesë. Ne e dimë që kemi pasur potencial për ta fituar titullin, kështu që e kemi zemërimin në stomakun tonë për Ligën e Kampionëve”.

Related posts

Marcelo i kthen reston të birit, por bën me hile (VIDEO)

Sadik.Autor

DERBI I TIFOZËVE/ Këto janë disa nga koreografitë më të veçanta në “San Siro” (FOTOT)

F.autor

PANUCCI SHPËRHTEN NË LOT/ Tregon dobësinë e tij më të madhe që s’ka lidhje me… (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment