Futboll Sport

MUNDI KAMZËN/ Cungu: “Dominuam lojën, meritonim fitore më të thellë”

“Jam i kënaqur me pikët dhe me lojën në përgjithësi. E dominuam pjesën më të madhe të lojës, si në pjesën e parë edhe në të dytën. E merituam fitoren. Isha i bindur që do të binte disi ritmi dhe administrimi i lojës. Kamza na vuri disi në vështirësi edhe për shkak të ndryshimeve që bëri. Në ato kushte është edhe instiktive që ekipi të tërhiqet në mbrojtje të rezultatit. Komplimente skuadrës për lojën dhe shpirtin e garës. Reginaldo meriton shumë komplimenta, sepse e kryen punën e tij shumë mirë dhe ka shpirt gare për tu admiruar”, komentoi trajneri i Kukësit.

Besoj se jeni dakord me mua po të them se me pak qetësi mund të kishim fituar me rezultat shumë më të thellë, pasi vetëm në 25 minutat e para të lojës kemi patur mbi katër raste, po ashtu edhe në fillimin e pjesës së dytë. Gjithsesi e rëndësishme është fitorja dhe pikët, që të jemi në një ritëm me kryesuesit. Po prodhojmë lojë dhe raste, por mungon finalizimi. Po përmirësohemi në përgjithësi, por duhet të shënojmë më shumë e për më tepër reparti sulmit”, deklaroi trajneri i Kukësit, Armando Cungu, pas fitores 1-0 të regjistruar në Shkodër ndaj Kamzës.

 

Related posts

THOMAS STRAKOSHA TREMB LAZION/ “Gardiani” pëson dëmtim gjatë stërvitjes, ja kur pritet të jetë i gatshëm

Delo.autor

“ËSHTË NJË LOJTAR I RËNDËSISHËM”/ Sarri: Mëkat ta lësh Dybalën në stol, por këtë herë…

Delo.autor

VAZHDON TELENOVELA E VERËS/ “El Chiringuito”: Ja si Inter po tenton të bindë “Jashtëtokësorin”! (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment