Futboll Seria A Sport

PAS BARAZIMIT NDAJ ATALANTËS/ Dimarco: Për mua nuk është problem ta pranoj që humba penalltinë, por…

Mbrojtësi i majtë i Interit, Di Marko gaboi nga pika e bardhë e penalltisë në sfidën ndaj Atalantës, duke humbur shansin që t’i jepte zikaltërve tre pikët.

Pas ndeshjes, Federico Dimarco i kërkoi falje tifozëve për penalltinë e humbur dhe u shpreh se synimet janë për 3 pikët e para në Ligën e Kampionëve.

“Më vjen shumë keq për penalltinë, por jam i lumtur sepse shokët e skuadrës dhe tifozët më gëzuan menjëherë. Të luash në shtëpi është një nxitje shtesë, sot kemi bërë një lojë të shkëlqyeshme dhe duhet të vazhdojmë të punojmë. Për mua nuk është problem ta pranoj, e humba penalltinë, por do të vazhdoj të punoj për t’u përmirësuar.

Trajneri na kërkon të futemi në mënyrën më të mirë, me pesë zëvendësime është e rëndësishme të futemi mirë në fushë. Tani nga nesër duhet të mendojmë për Shaktarin dhe të marrim tre pikët që mund të jenë themelore për klasifikimin në Ligën e Kampionëve”, u shpreh Di Marko.

Related posts

ZYRTARE/ Rezultoi dështim te Vllaznia, sulmuesi 29-vjeçar transferohet te skuadra e…

Delo.autor

RISI NË FUTBOLLIN ITALIAN/ Zbulohet orari kur do luhen ndeshjet e javës së parë në Serie A

Isa.Autor

EKSKLUZIVE/ SHKULAKU: Në Lushnje isha i pafat. Ju tregoj si refuzova Kukësin dhe klubin gjerman

Isa.Autor

Leave a Comment