Futboll Sport

“DËSHTIMI I RADHËS I INTERIT”/ Në Itali janë të sigurt: Spaleti ikën bashkë me Ikardin

Eliminimi i Interit nga Liga e Kampioneve e më pas edhe nga Liga e Europës, pa lënë shumë gjurmë në këto turne, duket se ka vendosur vulën mbi fatin e trajnerit Luçiano Spaleti. Sipas mediave italiane, tekniku do të jetë në drejtimin e zikaltërve deri në fundin e këtij sezoni e më pas do t’i japë lamtumirën, duke pasur tashmë si objektiv të vetëm garantimin e pjesëmarrjes në Ligën e Kampioneve në edicionin e ardhshëm.

Ajo që ka bindur më shumë drejtuesit e klubit është fakti se Interit i ka munguar plotësisht loja, përtej mungesave të rëndësishme si ajo e Ikardit apo e Martinez, pasi edhe emra si Naingolan e Perishsiç mbi të cilët Spaleti kishte vendosur përgjegjësitë më të mëdha në këtë edicion, dështuan. Të njëjtin fat kishin edhe tentativat e tij të çuditshme me Ranokian sulmues apo të rinjtë e aktivizuar me shpresën që të sjellin diçka të re.

Sipas “Corriere Dello Sport”, në fund të këtij edicioni, me apo pa Champions të siguruar, rrugët e Inter dhe Spaletit do të ndahen, ashtu si të klubit me Ikardin, ndërsa Zhang i ka besuar Marotës rindërtimin nga e para të një skuadre e cila ka treguar se nuk është ende në lartësinë e emrit që mban

Related posts

MBLEDHJA E ÇUDITSHME TEK BARCELONA/ Fati i një Kampioni Bote u vendos me lot dhe përqafime

Delo.autor

CHARTER SUPERLUKSOZ/ Ja avioni privat që do të udhëtojë Partizani në Baku (VIDEO)

Delo.autor

PARA NDESHJES CHAMPIONS/ Dembele i gatshëm për duelin kundër Manchester United

Delo.autor

Leave a Comment