Futboll Sport

“NUK DUA TË JETË NË EKIPIN TIM”/ Trajneri Simeone në “hall” të madh

Në jetë është shumë e vështirë të jesh çdo ditë objektiv. Diego Pablo Simeone e ka kuptuar këtë. Ai shprehet se nuk do të ketë kurrë në ekip djalin e tij, Xhovani Simeone.

download

Ky i fundit po bën performanca të shkëlqyera në Itali dhe me kombëtaren e Argjentinës. “Kam emocion kur e shoh në kombëtare. Ai e di atë që ne ndjejmë për kombëtaren, por e vërteta është se u paraqit mirë.”, shprehet Simeone.

“Nuk dua të marr rolin e babait këtu, por po flas si trajner. I ka të gjitha cilësitë që ta stërvis unë, por nuk do ta marrë asnjëherë. Është e vështirë të kesh një djalë në dhomat e zhveshjes. Nëse pas 5 apo 6 vitesh ai krijon një profil më të lartë atëherë mund të flasim ndryshe. Mund të luajë 1 ditë për Atletiko Madridin, por kur unë mos të jem trajner…” u shpreh “Çolo Simeone”. 23 vjeçari Xhovani luan për Fiorentinën. Ai shënoi në ndeshjen debutuese me kombëtaren kundër Guatemalës.

Related posts

GJEN HAPSIRË NË EKIPIN KRYESOR TË REAL/ Talenti Vinisius JR i preferuari i Solarit

Isa.Autor

Merkato/ Isco largohet nga Reali për të luajtur me këtë ekip

Q.Autor

LAÇI-SKËNDERBEU/ Dejvi Bregu barazon shifrat për “Kurbinasit”, ja super goli (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment