Futboll Sport

NDIZET SUPERSFIDA/ Tirana zbret në fushë për Partizanin, “avullojnë” biletat për derbin

Tirana nuk ka kohë të humb sepse pas tre ditësh do të luajë ndeshjen e “vitit”. Të paktën për tifozët bardheblu kjo sfidë kështu cilësohet, sepse prej 7 shkurtit të vitit 2014, Tirana nuk ka fituar asnjë ndeshje derbi ndaj Partizanit. “Është e tepërt”-u shpreh Ze Maria, që një ekip si Tirana të ketë këtë rekord në arkivën e vetë ndaj rivalit të përjetshëm. Ndaj tekniku brazilian, menjëherë pas përfundimit të ndeshjes së kupës, u rikthye në fushën e lojës për të nisur përgatitjet kundër Partizanit.

Seanca stërvitore nisi menjëherë pas ndeshjes së kupës, teksa titullarët e sfidës ndaj Ilirisë u larguan për në shtëpi, në terrenin e “Skënder Halilit” zbritën ata që pritet të jenë pjesë e të grumbulluarëve për derbin. 11 prej tyre u stërvitën të diferencuar, teksa trajneri brazilian provoi disa skema taktike me zona të vogla. Impenjimi në stërvitje është maksimal, pasi trajneri u ka dhënë sinjale lojtarëve se askush nuk e ka të sigurtë vendin e titullarit.

Ndaj lojtarët kanë bër dhe ndërhyrje të ashpra në stërvitje ndaj njëri-tjetrit. Mbrojtjes i ka kushtuar shumë rëndësi trajneri, por pa lënë jashtë vëmendjes as repartet e tjera. Sakaq në krahun tjetër sfida pritet me interes, teksa tifozët kanë nisur të blejnë biletat. Edhe pse ato kanë dalë vetëm këtë të martë në shtije, mësohet se tribuna E, të jetë shitur pothuajse e gjitha. Mungesa e gjatë e derbit në kryeqytet, ka bërë që edhe interesi për këtë sfidë të jetë i lartë. Sakaq stadiumi “Selman Stërmasi”, pritet të jetë i mbushur si kurrë më parë.

Related posts

FESTIMI I ÇMENDUR/ Di Fracesco OPERON GISHTIN pas tërbimit në pankinë

Isa.Autor

“Globe Soccer Awards”: Nderohen Totti dhe Puyol

Q.Autor

RIKTHEHET ZIZU/ Franca apo Juve? Në lojë edhe Deschamps (FOTO)

F.autor

Leave a Comment