Futboll La Liga Sport

NË SPANJË JANË TË SIGURT/ REALI do të humbasë 2 “YJE” në fund të sezonit

Julien Lopetegui e di se duke filluar nga sezoni i ardhshëm Real Madrid do të ketë dy boshllëqe shumë të mëdha. Marcelo dhe Karim Benzema, sipas “Don Balon”, i kanë komunikuar që ky kampionat do të jetë i fundit për ta, ku do të mbajnë veshur fanellën e bardhë. Mbrojtësi i krahut dhe sulmuesi besojnë se etapa e tyre me Real Madrid ka përfunduar.

Kritikat dhe vështirësitë që dyshja po kalon ditë pas dite për shkak të presionit që marrin nga shtypi dhe nga tifozët, kanë bërë që dyshja të marrë vendimin për tu larguar. Në fakt, mund të mos jenë të vetmit, pasi edhe Luka Modric dhe Keylor Navas gjithashtu mund të largohen nga Real Madrid dhe të mbyllin një etapë unike me fanellën madrilene.

Në lidhje më destinacionet e mundshme, duket se Benzema mund të kthehet në Francë për t’u bashkuar me PSG në rast se Neymar dhe Kylian Mbappe largohen nga parisienët. Nga ana tjetër, Marcelo, tashmë ka vendosur të ndjekë gjurmët e Cristiano Ronaldo dhe t’i bashkohet në aventurën e tij në Torino.

Related posts

MILAN-EMPOLI/ “Kuqezinjtë” thellojnë shifrat, shënon Castillejo

Delo.autor

Bundesliga/ As skuadra kineze nuk e dëshiron Aubameyangun

Q.Autor

PËRCAKTOHET AXHENDA/ Sezoni i ri i Serisë A do të startojë 40 ditë pas përfundimit të Europianit

Delo.autor

Leave a Comment