Futboll Seria A Sport

DEKLARATA BEFASUESE/ Hamsik: Ne e humbëm TITULLIN në AVION, filluam të…

Kapiteni i Napolit Marek Hamsik u shpreh se Napoli e humbi shansin për të fituar titullin sezonin kaluar kur ishin duke udhëtuar.
Ndërkohë që Juventus fitoi Serinë A sezonin e kaluar, Napoli ishte shumë pranë fitimit të “Scudetto”-s për herë të parë mbas shumë vitesh, pasi fitores së marrë në fushën e “Zonjës së Vjetër” në fundin e kampionatit të kaluar.
Libri autobiografik i Hamsik me titull “Marekiaro” ka një pjesë interesante, ku Hamsik kujton se si besimi i tepruar i kushtoi titullin Napoli-t.
“Atë natë ne ishim të gjithë të bindur se më në fund titulli do të ishte i yni, se Napoli do ta fitonte atë sërish mbas 30 vitesh. Në avion, e dinim se qyteti do na priste në festë, ndiheshim të pamposhtur”, shkruhet në libër.
“Kishte edhe nga ata që kishin filluar të mendonin për sezonin tjetër. ‘Ne nuk kemi fituar asgjë akoma’, ka thënë Sarri, duke u përpjekur të na sillte sërish me këmbë në tokë, por asnjë prej nesh nuk e dëgjoi”.

Related posts

“I VRAVA SE ISHIN TË LUMTUR”/ Infermieri që i mori jetën arbitrit dhe të fejuarës trondit Italinë

Delo.autor

E ARDHMJA E GODIN TEK “ZIKALTËRIT”/ Ja ylli që do e zëvendësojë uruguajanin tek Atletico

Delo.autor

E PABESUESHME/ Pas një pasimi nga Griezmann, “Jashtëtokësori” ndëshkon Granada-n me një SUPER GOL (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment