Futboll Premier League Sport

NË SPANJË JANË TË SIGURTË/ Guardiola projekton RIKTHIMIN tek BARCELONA

“Guardiola një ditë do të rikthehet te Barcelona”. Kjo është deklarata e vetë trajnerit katalan, i cili dëshiron të stërvitë edhe një herë ekipin B të Barçës përpara se të mbyllë karrierën e tij. 47-vjeçari u bë tranjer i ekipit B në vitin 2007, përpara se të merrte drejtimin e ekipit të parë një vit më vonë, pas largimit të Frank Rijkaard.

Me “blaugranat” Guardiola fitoi gjithçka, duke përfshirë tre kampionate të La Ligas, dy Champions League e dy Botërore klubesh. Nga viti 2013 deri në vitin 2016, ai drejtoi Bayernin e Mynihut, ku fitoi 3 Bundesliga radhazi, e që prej 2 vitesh është tranjer i Manchester City-t, me të cilin fitoi Premier League në sezonin e shkuar, duke grumbulluar gjithsej 100 pikë.

Me klubin anglez, trajneri katalana ka një kontratë deri në vitin 2021, të cilën me shumë mundësi do ta rinovojë. Ai ka përjashtuar një rikthim si tranjer tek ekipi i parë i Barcelonës, por mediat spanjolle kanë aluduar shpesh se në të ardhmen, ai mund të bëhet drejtor sportiv i skuadrës.
Guardiola e ka nisur mirë sezonin e ri me Manchester Cityn, duke marrë 10 nga 12 pikë në 4 ndeshjet e para, pa harruar fitoren në Community Shield kundër Chelsea.

Related posts

SFIDA NDAJ ATALANTËS/ Trajneri Conte: Ata po rriten nga ndeshja në ndeshje…

Delo.autor

BUNDESLIGA/ Dortmund rikthehet tek fitorja, shkëlqejnë Haaland dhe Reina. Zhgënjen Hoffenheim

Delo.autor

SKANDALI I RI/ UEFA nuk dënoi INTERIN edhe pse kishte më shumë borxhe se MILANI

Isa.Autor

Leave a Comment