Futboll Premier League Sport

NEYMAR TRADHËTON PSG/ Më pëlqen të luaj me këto dy SUPER KLUBE LEGJENDARE

Neymar preferon më shumë të luajë në një nga klubet londineze se ato të Manchesterit, lajm që konfirmohet nga e përditshmja britanike “Express Sport”. Duket se sulmuesi brazilian nuk e ka shumë të gjatë aventurën e tij te PSG-ja edhe pse vendosi të qëndrojë këtë sezon, pavarësisht kërkesës së vazhdueshme të Real Madrid. Në mendjen e brazilianit janë dy ekipe londineze, Chelsea dhe Arsenal, që sipas tij janë më të përshtatshme për të.

Transferimi i Beymar në Premier League konfirmohet edhe nga fakti se ai ka nisur të mësojë gjuhën angleze. Sulmuesi 25-vjeçar mban ende rekordin e transferimit më të shtrenjtë në histori, kur vjet PSG pagoi 222 milionë euro te Barcelona për të marrë brazilianin.

“Nemyar e adhuron Londrën dhe gjatë 12 muajve të fundit ka qenë ato 3-4 herë. Ai shprehet se dëshiron të luajë në ekipet e këtij qyteti, pasi dëshiron të jetojë ato. Natyrisht që Chelsea e Arsenal janë favorite për ta marrë nëse ai vendos të transferohet aty”, thanë burime pranë sulmuesit brazilian, kontrata e të cilit me PSG-në skadon në verën e vitit 2022.

Related posts

SHËNOI GOLIN E PARË PAS 7 MUAJSH ME MILANIN/ Ja premitimi i Bakayokos që habiti të gjithë (VIDEO)

Delo.autor

SKUADRA E ETRIT BERISHËS/ “VIKTIMA” e preferuar e Juventusit në Seria A

Delo.autor

E PAPRITUR/ BERISHA “heq pluhurat”, portieri KUQEZI kthehet në vendin që i takon

Isa.Autor

Leave a Comment