Futboll Premier League Sport

“PLESHTI” ISHTE NJË HAP LARG…/ Ylli i Manchester City: S’më intereson që klubi nuk e mori dot Messin

Kevin De Bruyne thotë se nuk i intereson që Manchester City nuk ishte në gjendje të merrte Lionel Messin nga Barcelona këtë verë. Skuadra e Premier League u bë favoritja kryesore për sulmuesin 33-vjeçar, pasi ai e bëri të qartë se dëshironte të largohej nga “Camp Nou” si një transferim i lirë. Më pas, ylli i Argjentinës vendosi të qëndrojë në klub edhe për një vit, pasi katalanasit këmbëngulën se nuk do ta linin të ikte nëse nuk paguhej klauzola e lirimit prej 700 milionë eurosh.

Edhe pse De Bruyne e kupton pse Manchester City dëshironte të ribashkonte Messin me trajnerin Pep Guardiola, ai këmbëngul se skuadra është tashmë mjaft e mirë dhe nuk po humb kohën duke menduar se çfarë mund të kishte qenë: Me të vërtetë nuk më intereson. Nëse ai do të kishte ardhur, do të na ndihmonte, sepse për Messi është lojtari më i mirë i të gjitha kohërave. Sidoqoftë, kurrë nuk mendoj se cilët lojtarë mund të vijnë te ne dhe çfarë mund të ndodhë me ta. Besoj te lojtarët që kemi, ekipi ynë është mjaft i mirë në çdo drejtim. Do të bëja budallain nëse supozoja se çfarë do të ndodhte, po qe se një lojtar i caktuar do të vinte. Kësi zërash ka në futboll gjatë gjithë kohës. Njerëzit supozojnë se ky apo ai futbollist do të transferohet te një skuadër, por përfundimisht kjo nuk ndodh”.

Manchester City do të duhej të paguante pagat astronomike për Messin, që ta bindte atë të kalonte në Angli, por De Bruyne llogarit se do t’i kishin rimbursuar ato para brenda pak kohësh: “Nëse mund ta merrni Messin në ekipin tuaj, gjithmonë duhet ta bëni. Unë mund ta shoh nga një perspektivë e lojës dhe veçanërisht e klubit. Nga ana e biznesit, sasia e sponsorëve dhe parave që do të kishim tërhequr si klub do të kishte qenë e madhe. Edhe nëse do të kishim paguar një sasi të madhe parash, jam i bindur se do t’i merrnim të gjitha mbrapa”.

Related posts

PAS ELIMINIMIT NGA “EURO 2020″/ Shaqiri: Na mungoi fati, isha shumë nervoz kur…

Delo.autor

ANALIZON KRITIKAT E “PLESHTIT” TEK ARGJENTINA/ Simeone: Ja pse dështon ai me kombëtaren

Delo.autor

Galliani president nderi/ Borriello-Cassano dyshja sulmuese në ishullin më të famshëm

Isa.Autor

Leave a Comment