Futboll Premier League Sport

BOMBA E DITËS/ POGBA do transferohet tek ekipi MILIARDERË në JANAR (DETAJE)

Skuadrat që interesohen për të marrë mesfushorin francez Paul Pogba janë të shumta e së fundi mes tyre është shtuar edhe Manchester City, që duket se kërkon t’i marrë fqinjëve të Manchester United kampionin e botës. Lajmin e ka konfirmuar e përditshmja spanjolle “Don Balon”, që shprehet për një interesim të trajnerin Pep Guardiola për mesfushorin Paul Pogba, që me United duket se do të divorcojë së shpejti.

Pogba ka kohë që ka nisur një luftë të ftohtë si me trajnerin Jose Mourinho ashtu dhe me klubin, të cilit i ka shprehur së fundi dëshirën për t’u larguar. Por nëse Barcelona e Juventus kanë qenë dy destinacionet e tij të mundshme, duket se edhe Manchester City është gati të lëvizë në merkato për të marrë lojtarin 25-vjeçar, që këtë sezon ka realizuar edhe dy gola me United në dy javët e para të Premier League.

Related posts

SFIDA NDAJ EINTRACHT FRANKFURT/ Trajneri i Bayern: Po bëjnë një punë të pabesueshme, luajmë futboll për…

Delo.autor

Mediat Botërore/ Tifozët e Zvicrës fillojnë të mbledhin, para për të paguar gjobat e Granit Xhakës dhe Xherdan Shaqirit

Sadik.Autor

DERBI I MERSYSIDE/ VAR i mohon fitoren Liverpool pas “çmendurisë” së Richarlison

Delo.autor

Leave a Comment