Futboll Sport

Nga Kolarov te Shaqiri, kur politika përzihet me futbollin dhe nisin deklaratat… (RASTET)

Polemika në prag të derbit? Jo, Kolarov dhe Marusic nuk kanë debatuar për futboll, por për…politikë. E gjitha rrjedh nga vendimi i lojtarit të Lazio-s për të luajtur me ekipin kombëtar të Malit të Zi. Mbrojtësi serb i Romës, nuk e ka pritur mirë zgjedhjen e kolegut të tij, duke specifikuar gjithashtu se nuk ka kuptim, që një serb të luajë për Malin e Zi. Nuk është as polemika e parë dhe as e fundit e krijuar kur politika përzihet me futbollin. Në të vërtetë, lista e lojtarëve që kanë pasur probleme politike, është gjithashtu e gjatë …

Özil dhe lamtumira nga kombëtarja. Një histori pothuajse një problem shtetëror, në sajë të origjinës turke të lojtarit. Vendimi, pas fotografisë së diskutueshme me Erdoganin, ka shkaktuar një debat të ashpër mbi racizmin. “Unë jam gjerman kur fitojmë, emigrant kur humbasim”. Deklaratat kanë tronditur opinionin publik, gjithmonë shumë të ndjeshëm ndaj integrimit.

Serbi-Zvicër gjatë botërorit shkaktoi një furtunë: e gjitha për shkak të festimit të Shaqirit, i cili bëri gjestin e “Shqiponjës “. Mënyrë festimi që ka rrezikuar të shkaktojë një incident diplomatik. FIFA gjithashtu ka hapur një hetim për Xhaka, Xherdan Shaqiri dhe Stephan Lichtsteiner, fajtorë pasi festuan duke bërë shqiponjën, simbolin e flamurit shqiptar, ku pas ndeshjes nga serbët ka pasur akuza për nuanca politike.

Edhe Sergio Ramos është shfaqur në faqet e para të gazetave sportive dhe jo vetëm, për shkak të një deklaratë që ka irrituar shumë banorët e Katalonjës. Ishte dita e referendumit për pavarësinë. Kapiteni i Realit tha fjalë të ashpra. “Nuk më pëlqen imazhi që shfaqi Katalonja në botë. Dua të jetoj në një vend demokratik “. Deklarata që shkaktuan debate të shumta

Duket si dyshja e sulmit italian, por shpeshherë debatojnë. Balotelli nuk humbet shansin për të komentuar mbi Salvinin, dhe anasjelltas. Nga ekipi kombëtar, tek senatorët, duke kaluar nëpër debate të rënda. Një situatë që ka krijuar polemika, por që kurrë nuk është bërë një çështje shtetërore.

Related posts

Partizani harron turpërimin në Kukës, nis e mbjell pemë… (FOTO)

Sadik.Autor

STATISTIKAT/ PORTIERI më i mirë në botë luan në Spanjë, BUFFON as në pesëshe

Isa.Autor

KORONAVIRUSI/ Hudson-Odoi preket nga epidemia, izolohet Chelsea dhe shqiptari

Delo.autor

Leave a Comment