Futboll Premier League Sport

LUFTA/ Abramovich dorëzon drejtimin e Chelseat: Në këto 20 vite gjithmonë kam marrë vendime në të mirë të klubit

Manjati rus, Roman Abramovich, ka dorëzuar “administrimin” e Chelseat te drejtuesit e fondacionit të tij të bamirësisë.

“Gjatë pronësisë sime gati 20-vjeçare të Chelsea FC, gjithmonë e kam parë rolin tim si kujdestar i klubit, puna e të cilit është të sigurojë që ne të jemi aq të suksesshëm sa mund të jemi sot, si dhe të ndërtojmë për të ardhmen, duke luajtur gjithashtu një rol pozitiv në komunitetet tona. Gjithmonë kam marrë vendime me interesin më të mirë të Klubit në zemër. Unë mbetem i përkushtuar ndaj këtyre vlerave.

Kjo është arsyeja pse unë sot po u jap administruesve të besuar të Fondacionit bamirës të Chelsea kujdesin e Chelsea FC. Besoj se aktualisht ata janë në pozitën më të mirë për t’u kujdesur për interesat e klubit, lojtarëve, stafit dhe tifozëve”, tha Abramovic.

BBC shkruan se ende nuk dihet arsyet se përse presidenti ka ndërmarrë këtë vendim. Mirëpo ato sqarojnë se Abramovich, që ka ndërtuar pasurinë e tij me biznesin e naftës dhe gazit, njihet si i afërt me presidentin Putin.

Deklarata që kemi raportuar më poshtë është gjithçka që kemi nga Roman Abramovich për momentin.

Një numër vendesh perëndimore kanë vendosur sanksione ndaj Putinit dhe ministrit të tij të jashtëm ditët e fundit, duke përfshirë Britaninë e Madhe, BE-në dhe SHBA-në. Ndërkaq, edhe në Britani gjatë ditës së djeshme, është kërkuar që manajti të ndërmarrë një hap të tillë.

Related posts

Sulmuesi i Genos i “lë në baltë” të gjithë në Itali, sondazhi për golashënuesin më të mirë në Serie A

Isa.Autor

Pjesëmarrja në kupat e Europës, Kukësi zyrtarizon afrimin e portierit të ri

Sadik.Autor

FORMULA 1/ Ferrari “fiket” në kualifikuese, Hamilton niset i pari në Hockenhaim

Delo.autor

Leave a Comment