Futboll Sport

TË GJITHË ME NJË MËNDJE/ Ky lojtar i jep fund epokës së MESSIT dhe RONALDOS

Mesfushori kroat i Real Madridit, Luka Modric, është duke e kaluar vitin më të rëndësishëm të karrierës së tij si futbollist, dhe tani puna e tij është që t’i ndihmojë skuadrës së tij të vazhdojë dominimin në Evropë.

Real Madridi kanë arritur ta fitojnë Ligën e Kampionëve katër herë brenda pesë viteve, duke u bërë kështu ekipi i parë që arrin ta fitojë këtë garë tri herë radhazi. Për më tepër, Modrici shkëlqeu edhe në Kupën e Botës me Kombëtaren e Kroacisë, ku edhe e mori medaljen e argjendtë.

Pas sezonit të mrekullueshëm që pati me Real Madridi, duke u shpallur përsëri kampionë të Evropës, si dhe me Kombëtaren e Kroacisë këtë verë, Modrici është shpërblyer me çmime individuale.

Fillimisht, ai e fitoi çmimin e UEFA-s për mesfushorin më të mirë, si dhe fitoi kundër Cristiano Ronaldos dhe Mohamed Salahut për çmimin për lojtarin më të mirë. Ndërsa tani, ai është nominuar edhe nga FIFA për lojtarin më të mirë në botë, kundër po të njëjtëve kundërshtarë.

Modrici filloi të vlerësohej më shumë pasi u emërua lojtari më i mirë në turneun e Kupës së Botës, edhe pse nuk arriti t’i ndihmojë skuadrës së tij për t’u shpallur kampione. Dhe tani, thuhet se ai ka bërë mjaftueshëm për fituar edhe çmimin e UEFA për lojtarin më të mirë në botë.

Që nga viti 2008, Ronaldo dhe Messi e kanë fituar këtë çmim pandërprerë. Që të dy kanë triumfuar pesë herë, dhe nëse Modrici arrin ta fitojë çmimin për lojtarin më të mirë, atëherë ai mund ta fitojë edhe “Topin e artë”

Related posts

Torino e ka ndarë mendjen, ofron Arlind Ajetin për një tjetër futbollist

Isa.Autor

“KAM PARË SHERRE ME PISTOLETA, THIKA DHE SHISHE”/ Sulmuesi rikthehet te katalanasit: Jam rritur mes drogës e bandave

Delo.autor

INTERI NUK VDES KURRË/ Zikaltrit më shumë gola se të gjithë në 15 minutat finale

Isa.Autor

Leave a Comment