Futboll Sport

Nga Skënderbeu tek Laçi/ Ja shitjet e bujshme të Superiores në këtë merkato vere

Kjo merkato vere që sapo lamë pas mund të themi që ka qenë një ndër ato që duhet të mbahet mënd gjatë nga të gjithë për shkak se pati lëvizje të bujshme, më shumë në dalje se në hyrje.

Nga Skënderbeu te Laçi, ka patur shitje lojtarësh me emër që mbushën arkat e klubeve pak javë më parë. I pari ishte Kristal Abazaj cili kaloi nga Luftëtari për të Skënderbeu për shirën 200 mijë euro dhe pa luajtur asnjë minutë me korçarët, u shit te Anderlehti për 750 mijë euro.

Sindit Guri ishte një tjetër lojtar që u shit nga Kukësi po në belgjikë te Ostende për 710 mijë euro. Lojtari i tretë që u shit në merkaton e verës, saktëisht në fund ishte Myrto Uzuni. Laçi e shiti Uzunin te Lokomotiva e Zgrebit për shifrën 350 mijë euro.

Këto kanë qenë ndër shitjet më të bujshme këtë verë të cilat përveçse mbushën arkat e klubeve përkatëse, iu dhanë një dritë jeshile lojtarëve në fjalë për të qenë pjesë e skuadrave me emër në Europë ku do të kenë mundësinë të tregojnë vlerat e tyre, pse jo për të shkuar më lart në të ardhmen.

Related posts

BEFASON DE BIASI/ E vështirë të punosh me SHQIPTARËT, fluturojnë shpejt

Isa.Autor

Këmbëngulja shpërblehet, shkëlqen Armando Sadiku

Q.Autor

BARCELONA-MANCHESTER UNITED/ Valverde synon gjysmëfinalen pas 4 vitesh në këtë ndeshje (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Leave a Comment