Futboll Sport

NIS LIGA E KOMBEVE NË MYNIH LUHET GJERMANI-FRANCË/ Low: Ozil u vetëpërjashtua

Liga e Kombeve kompeticioni më i ri i UEFA-s që zëvendëson miqësoret dhe i jep një mundësi më shumë ekipeve për t’u kualifikuar në Europian starton sot me disa ndeshje ku ajo që spikat është Gjermani-Francë e grupit të parë e Ligës A.

Pancerat zbresin sonte në fushë në “Allianz Arena” ndaj kampionëve të botës për të harruar zhgënjimin në Botëror ku u eliminuan që në fazën e grupeve. Mesut Ozil u largua me polemika dhe trajneri Joachim Loew i mbyll derën përfundimisht duke theksuar se mesfushori u vetëpërjashtua ndërsa për përballjen thekson:

”Kualitetin që kemi pasur vitet e fundit e kemi akoma por na takon ta hedhin në fushë dhe të rindezim zjarrin brenda nesh. Jam i bindur se lojtarët do të bëjnë një ndeshje të mirë” e mbyll Loew. Neuer, Kimmich, Boateng, Hummels dhe Schulz do jenë në repartin e prapavijës ndërsa në mesfushë do luajnë Kroos, Gundogan dhe Goretzka ndërsa në sulm Reus, Werner dhe Muller. 

Franca kampione e Botës në fuqi bën daljen e parë zyrtare pas triumfit në Moskë ndaj Kroacisë dhe gjelat nuk pritet të ndryshojnë shumë nga formacioni që u shpall fitues i evenimentit të rëndësishëm. Trajneri Didier Deschamps i druhet euforisë dhe kërkon që skuadra të mos relaksohet. “ Gjermania ishte një nga favoritet për të fituar Kupën e Botës por i shkoi keq por është një skuadër me shumë kualitet” e mbyll Deschamps.

Në portë do të jetë Areola pasi Lloris është i dëmtuar dhe në mbrojtje do luajnë Pavard, Varane, Umtiti dhe Mendy. Mbappe, Pogba,Kante dhe Matuidi do jenë në mesfushë dhe në majën e sulmit Giroud dhe Griezmann.

Related posts

Këto janë dy super ndeshjet që luhen sonte në Uefa Champions Legue

Sadik.Autor

Shtatë ditë magjike në prill për Liverpoolin dhe Manchester Cityin

Q.Autor

DUHET TË GAROJË PËR NJË VEND TITULLI NË SKUADËR/ Elseid Hysaj i drejtohet Napolit me shkresë: Dua të largohem…

Delo.autor

Leave a Comment