Futboll La Liga Sport

E BUJSHME NGA SPANJA/ Barcelona i dha 10-n e Messit, Ansu Fati mund të largohet si “Jashtëtokësori”

Klubi i Barcelonës i ka besuar të ardhmen e tij talentit Ansu Fati. Djaloshi ka bërë mirë në këto vite, duke shkëlqyer që adoleshent dhe nuk është rastësi që katalanasit i besuan atij fanellën me numrin 10 që e la bosh Lionel Mesi pas largimit nga Barcelona.

Por nuk është e thënë që ajo fanellë të qëndrojë gjatë mbi supet e Fati, pasi edhe djaloshi mund t’i japë lamtumirën katalanasve që në vitin e ardhshëm. Kontrata e tij mbyllet në fundin e këtij sezoni dhe te Barcelona, nuk kanë siguruar ende një “po” nga lojtari e sidomos nga menaxheri i tij, Horge Mendez.

Sipas “El Nacional”, menaxheri që tani po mendon për një sistemim të ri të futbollisti dhe ia ka propozuar atë Mançester Sitit. Problemi është se Guardiola nuk do të nisë asnjë lloj negociate që mund të dëmtojë Barcelonën, pa qenë i sigurt se lojtario do me të vërtetë të largohet nga katalanasit.

Të njëjtat burime theksojnë se Mendes është kundër idesë së Barcelonës për rinovim me ulje rroge, për të përballuar krizën financiare në klub, ndaj është gati t’ua ofrojë edhe klubeve të tjera të Premier Ligës. Ato janë të vetmet të cilat kanë fitime dhe buxhete që të përballojnë kërkesat e një futbollisti të tillë. Largimi me parametër zero, do të bënte gjithçka të mundshme.

Related posts

DISIPLINA MERR VENDIMIN/ Akuzat publike për fiksim rezultatesh, FFK-ja gjobit skuadrën e Ballkanit

Delo.autor

E TRISHTË/ Ish-drejtori sportiv i klubit ndërron jetë në moshën 53-vjeçare

Delo.autor

PËRBALLJET VDEKJEPRURËSE/ Tetori i frikshëm përcakton fatin e trajnerit Valverde

Isa.Autor

Leave a Comment