Futboll Premier League Sport

Njihuni me ushtarin e ri të Mourinhos/ Truri i futbollit sulmues tek Man United

Kur Romelu Lukaku shënoi golin e dytë ndaj Burnley, Jose Mourinho kërceu me grushtet lartë. Në të majtën e tij, duke festuar me të njëjtin entuziazëm, ishte një fytyrë më pak e njohur. I ri në stolin e United këtë sezon është Kieran McKenna, i cili është pjesë e stafit teknik që prej largimit të Rui Farias në maj.

McKenna është vetëm 32 vjeç por trajneri buzëqumësht i ka ngjitur me shpejtësi shkallët e karrierës pasi iu bashkua klubit nga Tottenham më 2016. Ai ishte trajner te U-18 i United sezonin e kaluar, dhe është përzgjedhur pas largimit të Faria-s.

Këtë verë, Mourinho mund të kishte rekrutuar një trajner me eksperiencë më të madhe në Europë por ai zgjodhi McKenna-n nga Irlanda e Veriut. Rezultatet e tij ishin një faktor madhor. Skuadra e McKenna shënoi katër ose më shumë gola në tetë ndeshje të 2017/18 duke u shpallur kampione e Premier League për U-18.

Lojtarët flasin për një trajner inovativ i cili studion kundërshtarët me kujdes të madh por gjithmonë lejon spontanitet në stërvitje. Një mentalitet që ka tërhequr vëmendjen e Mourinho-s, i cili tani e ka marrë McKenna të stërvisë yjet e ekipit të tij.

Related posts

Telashet për Vllazninë nuk kanë fund, shkodranët paditen nga lojtari i tyre për të shkuar tek Tirana

Isa.Autor

ENEA MIHAJ FESTON DITËLINDJEN/ Shikoni çfarë e “detyrojnë” të bëjë tek PAOK-u (VIDEO)

Delo.autor

“PRANË POPULLIT SHQIPTAR”/ Tifozët italianë shprehin solidarizimin me Shqipërinë nga stadiumet (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment