Futboll Seria A Sport

MORATI ZBULON PRAPASKENËN/ I thashë “jo” Barit, kështu evitova… shpenzime

Silvio Berluskoni është gati të rikthehet në botën e futbollit duke marrë Monzën (ku do i bashkohet Adriano Galiani). Çfarë mendimi ka Masimo Morati lidhur me këtë rikthim? Ish-presidenti i Interit thotë fjalën e tij, e përcjellë nga “Il Giornale”: “Shpjegimi është një i vetëm dhe quhet pasion.

Bëhet fjalë për një iniciativë shumë të bukura, që mund të përcaktojë pikënisjen e një ringritjeje të kampionatit (Lega Pro, ose Seria C) dhe të gjithë sektorëve që do vihen në lëvizje. Do shihni çfarë do të ndodhë: së bashku do vendosin dorë mbi stadiumin, do fuqizojnë skuadrën, duke u nisur nga njohuritë që Galiani ka të qyteteve dhe të historisë së klubit”.

BARI – Morati ka zbuluar edhe se gjatë viteve të fundit ka marrë një propozim për t’u rikthyer, për të nuhatur sërish klimën futbollistike pas lamtumirës nga zikaltrit: “Disa kohë më parë më ofruan Barin, që tani iu shit Aurelio De Laurentisit. I cili ka si qëllim të realizojë ‘polin e madh të Jugut’. E diskutova për disa ditë me tim bir, i emocionuar nga oferta. Më pas vendosëm të heqim dorë dhe jo shumë për shkak të distancës gjeografike të Puljës, nuk ishte ajo vështirësia më e madhe. Hoqa dorë sepse e njoh veten dhe e di mirë çfarë do kishte ndodhur. Për shembull: joshja nga ideja e blerjes së një talenti brazilian apo uruguaian? E kështu do kishim përfunduar duke shpenzuar më shumë para nga parashikimet”.

Related posts

BILANCI/ Dominon Interi, mbetet jashtë Ibrahimovic. Ja top-formacioni i fazës së parë në Serie A…

Delo.autor

DO TË LUHET NË “ELBASAN ARENA”/ Dalin në shitje biletat për ndeshjen Shqipëri-Hungari, ja çmimet…

Delo.autor

ISHTE NDESHJA E TIJ E FUNDIT/ Arbitri bën lamtumirën e veçantë, duartrokitet nga lojtarët dhe… (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment