Futboll Seria A Sport

“NUK I FRIKËSOHEM HIGUAINIT”/ Shënoj më shumë se 10 gola në sezon dhe i vjedh “sekretin”

Patrick Cutrone, dëshiron të ndihmojë Milanin e tij, pavarësisht se trajneri Gattuso udhëzon për qetësi, për të evituar rishfaqje të dëmtimit në kaviljen. “Jam mirë, ndodhem në fazë shërimi. Nuk bie nga morali kur nuk luaj, por nervozohem sepse nuk shoh topin”, deklaro Cutrone, i cili më pas fikson objektivin personal për sezonin në vijim: “Mendoj për të tashmen, dua të bëj mirë dhe të stërvitem mirë, për tu përgatitur ndeshje pas ndeshje. Dhjetë golat e sezonit të kaluar? Mund të shënohen më shumë se dhjetë gola në vit”.

Patrick analizon rrugëtimin për të mbërritur deri këtu: “Është ende një ëndërr, nuk kam bërë asgjë. Të jem sulmues i Milan është një pikë nisje, jam këtu që kur isha 8 vjeç. Nuk ka qenë asnjë moment që të kem kuptuar se ja kam dalë, por kur ndodhesha në turne në Kinë, Montella më dha besim e un e shpërbleva kundër Bayern Munich. Nuk dihej ende nëse do të qëndroja, apo do të largohesha. Duhet të jesh i uritur, të kesh grintë e mbi të gjitha përpara portës. Hera herës mendoj mbrëmjen para ndeshjes, imagjinoj golat që mund të bëj. Është gjithçka çështje mentaliteti”.

Ndërkohë, sulmuesi 20-vjeçar deklaron se ardhja e Higuain nuk e shqetëson: “Gonzalo është një fenomen. Më ndihmon të stërvitem me atë dhe do të tentoj t’i vjedh diçka. Me atë po krijoj një raport të bukur, jam i kënaqur që e kam në skuadër. Në ndeshje kontrolli luajmë kundër njëri tjetrit dhe aty ka garë dhe është e ashpër, shumë e ashpër. Sulmuesi im i preferuar është Pippo Inzaghi, por tani vonë kam admiruar Morata-n, sepse ishte i rid he shfaqte fortësi”.

Related posts

LIVE/ Barazon Vllaznia ndaj Kamzës, ekuilibër në Shkodër (VIDEO)

Delo.autor

INSISTON RAKITIÇ/ Messi më i miri i të gjitha kohëve, ama këtë vit Modriç…

Isa.Autor

I ACARUAR NGA ELEMINIMI/ Ronaldo hedh dhe shkelmon shiritin e kapitenit (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment