Futboll Premier League Sport

NUK KANË FUND PROBLEMET/ Lajme të këqija për Man United, mbrojtësi dëmtohet përsëri

Marcos Rojo ka pësuar një tjetër dëmtim gjatë rikthimit të tij në fushë me U-23 të Manchester United ditën e premte.Mbrojtësi argjentinas Rojo herën e fundit ka luajtur në Botëror, në humbjen 4-3 me Francën.

Trajneri Jose Mourinho i ka thënë gazetarëve se shpreson ta ketë gati për ndeshjet e radhës por ai ka dalë i dëmtuar në minutën e 54-t gjatë barazimit 1-1 me Reading.

Trajneri i U-23 Ricky Sbragia më pas është shprehur për MUTV se Rojo do të jetë “OK” pasi kaloi disa minuta me stafin mjekësor.

Ndërsa një tjetër mbrojtës i dëmtuar që pritet të rikthehet në ekipin e parë, Diego Dalot, ka luajtur 90 minuta me rezervat e United.

 

Related posts

Thibaut Courtois: Do të qëndroj tek Chelsea edhe sezonin tjetër

Sadik.Autor

NË KRAHËT E RONALDOS/ Georgina tregon anën e saj më të fortë (FOTO)

Isa.Autor

NUK NDALET TERMINATORI MESSI/ Barcelona fiton derbin dhe shkon 13 pikë larg ndjekësve

Delo.autor

Leave a Comment