Futboll Seria A Sport

PLAS TEK JUVENTUSI/ Allegri: DYBALA duhet t’i tregojë në fushë VLERAT e tij ose…

Juventus rikthehet në Allianz Stadium pas ndeshjeve ndërkombëtare. Bardhezinjtë do të ndeshen me Sassuolon në ndeshjen e katërt të sezonit, por sipas trajnerit Massimiliano Allegri nuk do të jetë një ndeshje e lehtë.

“De Zerbi është një trajner i madh, ai ka treguar aftësitë e tij te Benevento vitin e kaluar. Ekipet e tij dinë të qarkullojnë topin.”

Allegri gjithashtu diskuton situatën e Dybala-s, me argjentinasin që shpeshherë është lënë në stol. “Ai nuk ka luajtur shumë pasi unë kam bërë zgjedhje të tjera, por nuk ka dyshime mbi kualitetin e tij. Mund të zgjedh vetëm 11 lojtarë, Paulo duhet të luftojë për vendin e tij dhe të sfidojë veten e tij.

“Ai duhet të tregojë kualitetet e tij në fushë, si gjithë të tjerët. Lojtarët që kanë luajtur dy ndeshje me kombëtaret e tyre nuk do të luajnë. Szczesny do të jetë në portë, por do të vijë edhe koha e Perin.

“Mandzukic do të luajë, ndërsa më duhet akoma të vendos për Chiellini-n. Emre Can? Po, nesër mund ta nisë nga minuta e parë.”

Related posts

Arsenal do 40 milion euro të “lirojë” Sanchez në janar

Q.Autor

BYLIS-VLLAZNIA/ Ndeshje e “çmendur” në Ballsh, shënohen 3 gola në 7 minuta (VIDEO)

Delo.autor

ZBULON PRAPASKENËN/ Griezmann tregon çfarë bëri pasi u zyrtarizua tek Barcelona

Delo.autor

Leave a Comment