Futboll Sport

NUK MENDOHET DY HERË/ Pas golit me Zvicrën, Ajeti: Shqipërinë nuk e kam menduar kurrë

Nuk do ta harroj kurrë golin tim të parë. Jam ende i mbushur me emocione dhe ditën pasardhëse u zgjova me mesazhe urimi. Nuk kam bërë asgjë ende“, – u shpreh Albian Ajeti pas golit të parë me kombëtaren e Zvicrës të shënuar në fitorn 6-0 kundër Islandës. Sulmuesi i Bazelit dërgoi topin në rrjetë për të pesëfishuar rezultatin. Ai shënoi në minutën e 71-të, ndërsa u aktivizua në fushën e lojës prej minutës së 62-të.

Interesant është fakti se familja Ajeti se i ka të gjithë djemtë që merren me futboll. Albiani shpjegon se ishte dëshira e babit për t’u marrë me këtë sport dhe i mbushi mendjen atyre. “Në moshë të re ne mendonim vetëm për futboll. Babai na bindi se kishim talentin e tij, por unë nuk besoja, pasi ai kishte qenë portier në kohën e Jugosllavisë”, – tregon 21-vjeçari që luan me Bazelin.

Ai tregon dhe një skenë interesante kur me Adonisin u provuan te Barcelona. Albianin e morën, ndërsa Adonisin jo. Prindërit nuk donin që t’i ndanin vëllezërit binjakë dhe vendosen të mos shkonin. Rrugët e tyre sot janë ndarë, pasi Albiani luan për Bazelin, Adonisi për Chiason, pavarësisht se kartonin e tij e ka St. Gallen, ndërsa Arlindi është pa ekip.

I ngacmuar në lidhje me kombëtaret, pasi Arlindi luan me Shqipërinë, për Albanin nuk ka qenë asnjëherë temë diskutimi. “Për mua nuk ka qenë kurrë një temë e madhe, kam dashur kombëtaren e Zvicrës gjithmonë, e kam dashur që prej vitit 2011″, – u përgjigj ai. Në fakt duket interesante “atdhedashuria” e familjes Ajeti, pasi Arlindi luan me Shqipërinë, pasi nuk kishte mundësi të luante me Zvicrën, Albiani luan me Zvicrës, pasi u ftua. Me siguri, nëse Adonisi merr ftesë nga Kosova do ta pranojë. 3 vëllezër, 3 kombëtare, sa bukur!

Related posts

REAL MADRID-CADIZ/ Pas një aksioni perfekt, Lozano zhbllokon sfidën ndaj “Los Blancos” (VIDEO)

Delo.autor

Robben imiton legjendën Cruyff në evenimentin e bamirësisë

Sadik.Autor

Buffon: Përballja me Cristiano Ronaldo-n, më lë pa gjumë natën

Sadik.Autor

Leave a Comment