Futboll La Liga Sport

TASHMË ËSHTË NJË TITULLAR I PADISKUTUESHËM/ Courtois garanton portën e Real Madrid

Tibo Courtois ndjehet i sigurt se tashmë është një titullar i padiskutueshëm te Reali i Madridit.

Portieri belg, në momentin kur u rikthye tekniku Zidane përfundoi në disa ndeshje në stol, teksa nuk po kalonte një periudhë të mirë duke qenë autor i disa gafave.

Megjithatë, ajo është një kohë e largët për Courtois, i cili shprehet i sigurt se është numri një, duke mposhtur konkurrencën e Kejlor Navas.

“Mendoj se tashmë është e qartë se kush është numri një. Ndjehem më i fortë se kurrë. Kam kryer një përgatitje shumë të mirë dhe tani jam në formë. Pas përfundimit të sezonit të kaluar shtresa e dhjamit ishte në masën 8%, ndërsa tani pas pushimeve është 8.1%. Ndjehem mirë, shpresoj të vazhdoj në këtë linjë”, tha portieri belg.

Related posts

PRAPASKENA DHE KLAUZOLA/ Lufta Real-PSG dhe loja e Monakos për Mbape

Isa.Autor

I PAMBROJTUR/ Juventus e ka ëndërr, Ronaldo nuk e do në ekip

Isa.Autor

Modriç mund të largohet nga Reali në fund të sezonit

Sadik.Autor

Leave a Comment