Futboll Premier League Sport

NUK MUNDI TË SHËNONTE/ Momenti himnit ndaj Anglisë, SHAQIRIN e “tallin” KEQ…

Xherdan Shaqiri u përball me një dyndje komentesh në rrjetet sociale mbrëmjen e djeshme pas humbjes që Zvicra pësoi ndaj Anglisë. Mesfushori shtatshkurtër i Liverpool, gjatë këndimit të himnit, para tij pati një djalosh të vogël por që ishte më i gjatë se ai. Ku futbollisti kosovar e kishte të vështirë të ngrinte kokën që të shihte para.

26-vjeçari mezi shihte mbi kokën e djaloshit para tij, ndërsa ekipet u rreshtuan nis stadiumin e Leicester City-t, “King Poëer”. Ky moment nuk i ka shpëtuar tifozëve që kanë ndjekur ndeshjen nga ekrani dhe menjëherë e kanë komentuar në rrjetet sociale.

Disa prej tyre e kanë cilësuar “gjynah”, Shaqirin, pasi i kishin vendosur një djalosh më të gjatë se ai gjatë rreshtimit. Një tjetër shkruante: “Shaqiri qëndron në maje të gishtave për të parë mbi djaloshin”. Një tjetër nuk ka nguruar që të shkruajë: “Nusja e Shaqirit, është më e gjatë se ai”. E shumë e shumë komente të tjera nuk janë ndalur në mediat sociale rreth këtij rasti. Por, pavarësisht kësaj, Xherdani bëri një ndeshje të mirë dhe është një nga lojtarët e rij që ka spikatur te Liverpool.

Anglia e mbylli këtë miqësore me fitore minimale 1-0, falë golit të shënuar që në pjesën e parë nga sulmuesi i Manchester United, Marcus Rashford.

Related posts

“MEZI PRISJA TË LUAJA NDESHJE TË PLOTA ME TIRANËN”/ Sulmuesi Muçi: Ju tregoj synimin dhe ëndrrën që kam

Delo.autor

TIRANA-PARTIZANI/ Pritet derbi kolosal, Ja motivet ekstra të skuadrave

Delo.autor

Ancelotti i interesuar ta marrë drejtimin e Arsenalit

Q.Autor

Leave a Comment