Futboll Premier League Sport

NUK NDODH VETËM NË SHQIPËRI/ Pranë tragjedisë, ndeshja në Angli shtyhet prej tifozit (VIDEO)

Ndeshja e League One në Angli, e divizionit të tretë të ligës angleze, midis Barsnleit dhe Burton, nuk filloi në orën 16:00 të programiuar ditën e sotme, dhe është shtyrë për një datë tjetër. Gjithçka ka ndodhur pasi një helikopter ambulancë, u detyrua të ulej në fushën e lojës, si pasojë e një emergjence mjekësore.

Lojtarët kishin dalë nga tuneli dhe ishin gati të startonin takimin, kur një vullnetar i Barnsleit, humbi ndjenjat në vendin pas portës, dhe qëndroi i shtrirë për disa minuta. Sapo gjyqtari u informua për situatën e cila ishte serioze, i futi lojtarët përsëri brenda dhomave të zhveshjeve.

Më pas, erdhi edhe helikopteri ambulancë, për të transportuar tifozin për në spital, dhe ndeshja u shty, për një datë tjetër. Ende nuk dihet një informacion i qartë se si është gjendja e tifozit.

Related posts

ANULLIMI I NDESHJEVE NGA KORONAVIRUSI/ Gallata e radhës në Itali: Juventus-Milan, stadiumi i hapur por pa tifozë miq! (FOTO)

Delo.autor

Baseli mbush arkat nga shitjet, mbrojtësi kalon tek Dortmund për 30 mln euro

Q.Autor

Baseli në momentin më të keq HISTORIK, zviceranët i besojnë “luftëtarit” XHAKA

Isa.Autor

Leave a Comment