Futboll Seria A Sport

MILAN-VERONA/ Trajneri Pioli i beson dyshes së sulmit Rebic-Giroud në këtë ndeshje (FORMACIONET ZYRTARE)

Milani luan sot ndaj Veronës një duel shumë të rëndësishëm për renditjen e kampionatit, pasi mund të kthejë kuqezinjtë në vendin e parë. Por është një ndeshje e cila vjen në një moment të vështirë për kuqezinjtë, për shkak të mungesave të shumta për dëmtime apo probleme me COVID.

Kjo ka bërë që trajneri Pioli të ketë zgjedhjet e kufizuara në këtë duel, teksa kthen përsëri titullar nga minuta e parë Olivier Zhiru përkrah Rebiç.

Ndërsa në anën tjetër do të jetë Simeone ai që do të udhëheqë sulmin e Veronës, e cila ka bërë disa surpriza në këto javë nën drejtimin e Igor Tudor dhe e sheh veten larg pozicioneve të fundit në klasifikim.

FORMACIONET ZYRTARE

Milan: Tatarusanu, Kalabria, Tomori, Romanjoli, Balo-Ture, Kesi, Benaser, Selemakers, Maldini, Rebiç, Zhiru.
Trajner: S. Pioli

Verona: Montipo, Çekerini, Gunter, Kasale, Faraoni, Tameze, Veloso, Lazoviç, Barak, Kaprari, Simeone.
Trajner: I. Tudo

Related posts

FORMULA 1/ Hamilton i zhgënjyer: Komisarët më hoqën fitoren, ja çfarë ndodhi në pistë

Delo.autor

Befasuese, asistenti i Mourinhos kandidat serioz për stolin e Arsenal

Sadik.Autor

SHERRI MES POCHETINOS DHE GJYQTARIT/ Federata Angleze merr vendimin, ja masat për të dy…

Delo.autor

Leave a Comment